Arsen Jani Mustaqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arsen Jani Mustaqi ka lindur më 8 tetor 1935 në katundin Lukovë të rrethit Sarandë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje në vitin 1947, ndërsa atë 7-vjeçare dhe të mesme i kreu në Gjirokastër pranë shkollave "29 Nëntori" e "Asim Zeneli" të po këtij qyteti në vitin arsimor 1953-54.

Në vitin 1954 filloi studimet e larta në degën Gjuhë - letërsi shqipe të Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë ku mbaroi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1958. Emërohet mësues i letërsisë në vitin 1958 në gjimnazin "Asim Zeneli" të qytetit të Gjirokastrës. Transferohet në Tiranë si bashkëpunëtor në Institutin e Folklorit. Për një periudhe gati 12 vjeçare, krahas punëve të përditshme ka përgatitur emisionin e përjavshëm tek Radio Tirana: "faqe nga krijimtaria e popullit shqiptar".