Arsimi Shqiptar në Greqi
Nuk është shteti shqiptar që ka ndërmarrë një nismë të tillë e madje, nuk ka siguruar as abetaret e kërkuara nga Shoqata Shqiptare e Kretës, e cila është nismëtarja e hapjes së shkollave shqip në Greqi. Deri më sot janë çelur 4 vendbanime të ishullit grek, me nismën e kryetarit të kësaj shoqate, z. Astrit Jolla.
“Nuk është e lehtë, por dhe jo e pamundur për këtë përpjekje, përveç mbështetjes së shqiptarëve, kam pasur përkrahje shumë të madhe edhe nga ana e grekëve, sot p.sh. isha gjithë ditën në qytetin e Malies duke vrapuar nëpër zyra të ndryshme të dy bashke me drejtorin e shkollës, me z. Mihali Belivanaqis. Janë njerëz shumë të zgjuar dhe shumë të mirë vendasit, jam i kënaqur që jetoj mes tyre. Në këtë qytet do të fillojmë mësimet shqip javës tjetër rreth 47 nxënës. Të shohim se çfarë do të bëhet nesër për Qershonjëzën, ku janë regjistruar 68 nxënës”, - thotë ai për “standard”.
Deri më sot janë më shumë se 160 nxënës që janë regjistruar në këto shkolla.
“Numri i nxënësve deri në këtë moment, sepse çdo ditë ndryshon, është : 26- Iraklio, 20- Profitilia, 47- Malia dhe 68- Qershonjëza. Në Iraklio jemi më keq, por... të shohim, kam besim që do të shkojë mirë edhe këtu”, - na thotë, z. Jolla.
E i vetmi apel që ai bën, është pagesa e mësuesve, që nuk mund të përballohet nga shoqata që drejton.
Problematika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për sa i përket stafit, nuk kemi pasur vështirësi përveç pagesës që duhet të përgjigjet qeveria shqiptare. Mirëpo ne baze te normave evropiane dhe siç ndodh ne te gjithë Evropën e Bashkuar ky arsim duhet te paguhet nga shteti ku ndodhen shkollat.