Jump to content

Mbreti Arthur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Arthur)

Arthur apo Mbreti Arthur (gjer. Artus ) është një mbretë mitologjikë i keltëve, britanezëve rreth viteve 500. Sipas mitologis, miti mbi Arthurin lidhet ngushtë me mitet që qarkullojnë për Gral-in. Përreth Arturit qëndronin 12-të kalorsë trima ndër të cilët Ereki, Lanceloti, Ivani, Parcivali dhe Tristani.

Cikli i librave mbi Tavolinёn e rrumbullakёt rikrijon Mitin e Mbretit Artur. Tek ai jo vetёm qё thёrritet thellёsia e arsyeve, ndёrtimin e universit, por edhe zhvillimin e jetёs dhe rikthimin e fuqive nёpёrmes pёrdorimeve tё shumta. Ёshtё njёkohёsisht njё cikёl unik dhe universal. Çdo personazh i historisё sё Tavolinёs sё rrumbullakёt mishёron maska qё janё personazhet e shumёllojshme tё krijesёs qё quajmё ‘’ Dragua ‘’. Nё Mitologji Dragoi ёshtё njё personazh shumё i rёndёsishёm: shfaq mijra personazhet e kёtij rreshti qё ёshtё bota.

Lufta kundёr dragoit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkatёrrimi i Dragoit tё mishёruar nuk nёnkupton shkatёrrimin e ligёsisё por mishёrimin kozmik tё fuqive superiore. Nё tё vёrtetё ky Dragua pёrmban dy personazhe. Para lindjes sё Arturit, u zhvillua njё betejё midis dy dragojve, qё u bё pёrreth Kёshtjellёs. Meqёnёse ana e tij djallёzore shprehet nё kёto histori mitike, dikush zbulon tё vёrtetat e thella qё bashkёekzistojnё: si njeri ashtu edhe Dragoi tjetёr korrespondisht, pёrfaqsojnё fuqitё e sё Mirёs dhe sё Keqes, shfaqjen e dy fuqive kontradiktore nё Univers, Diellin dhe Hёnёn, natёn dhe ditёn, burrin dhe gruan.

Ёshtё e qartё se tё gjitha kёto mishёrojnё njё cikёl kozmik, njё vizion mitik zanafillёs qё thёrret njeriun pёr tё tejkaluar kohёn. E vёrteta ёshtё se ekzistonin shumё Artura nё Historinё e Njerezimit dhe po aq Merlina. Cikli Arturian pёrfaqson pёr Europёn njё ndёrtim tё ngjashёm. Na lejon tё shohim se si u organizua Historia, pёrreth shumё ideve tё rёndёsishme tё cilat u mishёruan gjatё shekullit tё 5 dhe tё 6 pas erёs sonё, nё njё periudhё qё gjithçka ndodhej nё njё degradim. Kristianizmi nuk kishte njohur akoma zhvillimin e tij tё plotё.

Kёrkimi iMbretit Artur vendoset nё epokёn e ngritjes sё Kristianizmit, rёnies sё Romёs nё njё botё Keltiko – druide qё po pёrpiqet pёr tu rilindur. Murgu Pelaz do tё mundohet tё ungjillojё Kornualin. Nuk mundohet thjesht pёr tё Kristianizuar, por edhe pёr tё pёrdorur mesazhin, pёr ta vёnё nё zbatim dhe pёr tё krijuar nё kёtё mёnyrё njё shpirt tё ri Historik.

Ёshtё e mundur qё falё tij, Miti i Arturit do tё mund tё plotёsohet, pasi nё kёtё mёnyrё nuk do tё pengohej nga fuqia kozmike. Ndodhemi nё agimin e njё historie tё re, nё momentin qё nuk ёshtё as ditё as natё, ku gjithçka ёshtё e mundur. Me sa duket, nё kёtё moment, modeli mishёrohet edhe njё herё tjetёr nёpёrmes njeriut.

Pёr tё rigjetur Mitin e Mbretit Artur, do tё na duhet tё kthehemi pas tek rrёnjёt, nё Angli dhe sidomos nё Kornual. Arturi lindi nё Kёshtjellёn Tintagel qё ndodhej nё fundin e tokёs, qё ndahej nga batica e lumit Avalon nga njёra anё dhe nga deti nga ana tjetёr. Cikli Arturian ribashkohet nё njё gjatёsi prej 100 kilometrash dhe gjerёsi70 kilometrash. Nё vitin 508 ishte e mundur qё dikush tё kalonte me kёmbё kёtё distancё qё ndan sot Britaninё nga ishulli Jersey.

Kёshtjella Tintagel ёshtё e rёndёsishme, pasi lidh Kopshtin e Esperideve me jetёn qё vjen nga lumi qё e rrethon. Njё traditё e vjetёr thotё se ky Kopsht i Esperideve (Ishuj mitikё tё Atlantikut, mundёsisht mund tё jenё Ishujt Kanarji) qё ishte burimi i tё lumturve, por edhe tё diturisё.

Herkuli arriti deri atje pёr tё mbledhur fruta, mollёt e arta, qё pёrfaqsojnё jetёn e humbur tё Arketipeve. Arturi simbolizon yjёsinё e Arushёs sё Madhe. Ylli kryesor quhet Artur dhe pёrfaqson Yllin Polar. Kёshtu mishёron boshtin Polar qё bёhet poli i dukshёm i botёs. I gjithё Universi buron nga kjo pikё konstante qё ёshtё ajo qё pёrcakton organizimin vertikal tё tij, pёrhapjen e jetёs me tё cilёn Mbreti lidhet ngushtё. Mbreti dhe toka janё e njёjta gjё, janё njё Njёsi.

Simboli i Arushёs ka dy kuptime. Si Arushёs tokёsore i pelqejnё mollёt, qё janё simbole tё jetёs, tё dijes dhe tё ringjalljes, dhe si Arusha Qiellore simbolizon syrin e dukshёm tё Universit dhe qendrёn e botёs. Poshtё kёshtjellёs Titangel, janё gjetur gёrmadha tё rёndёsishme qё janё tё shekullit tё 3, tё cilat pёrfaqsojnё njё nivel tё madh megalitik tё parё, ku gjithcka pёrzihet.

Aty ndodhet shpella e Merlinit. Kjo shpellё, me orientim verilindor drejt jugperёndimor, lidhet me Misteret nёntokёsore. Njё kalim udhёhiqte direkt e tek Kёshtjella e Mbretit nёpёrmes njё gremine vertikale qё nёnkupton se tё gjitha krijesat ishin lindur nga shpirtrat e natёs, nga errёsire zanafillase dhe valojnё drejt njё maje e cila atёhere kur do tё shpёrthejё do tё japё harkun qiellor dhe tё dukshёm. Nё tё vёrtetё nё tё gjitha kohrat, njeriu respekton dhe do tё respektojё atё qё sheh, duke qenё njё adhurues i Diellit dhe Hёnёs. Pёr kёtё arsye yjet qё kanё lindur nga shpirtrat e natёs, u quajtёn Dragua.

Gёrmimet arkeologjike lejuan tё vёrtetohet se ky vend, ku u rindёrtua kёshtjella e mbretit Artur, rreth shekullit tё 12, ishte banuar mё parё nga klerikё Keltё, nga druidёt. Ky vend pra destinohet pёr mitet e Arturit qё humbёn dhe rishfaqen sikurse dhe batica e ekuinoksit. Dhe njё rishfaqje e tillё do tё ndodhё midis shekullit tё 8 dhe tё 9, nё kohёn e luftёs midis Saksonёve dhe Britanikёve.

Njё tjetёr rrymё Arturiane do tё rikthehet me Guljelm Pushtuesin rreth shekullit tё 12. Nga kjo epokё kemi pёrshkrime tё shkruara nga tё krishterёt e Trojёs nё cilat rigjejmё ekzistenceё e dy dragojve, tё Dragoit tё mirё dhe atij tё keq. Njё gjё e tillё shpjegon se njё arketip i ndёrtuar mirё, pёrreth botёs psikike dhe asaj mendore tё padukshme tё njeriut, rimerr shpesh herё forcёn e tij pёr tё konkretizuar ёndrrёn e Kavalierizmit qё ka filluar tё shpёrbёhet dhe tё pёrhapet, pasi meqёnёse se miti shfaqet mё mirё dhe pasurohet, tretet, duke humbur dalё ngadalё pёrmbajtjen e tij tё padukshme: Pёrkohshmёria e pushton me njё ritёm tё ngdadaltё.

E jёma e Arturit mbeti shtatzanё nё dimёr dhe ёshtё e rёndёsishme tё jemi shumё tё kujdesshёm nё pikat e Solticit. Nё tё vёrtetё nё fenё e krishterё solstici dimёror lidhet sigurisht me lindjen e Krishtit, por nё tё vёrtetё lidhet mё tepёr me tё gjitha ato qё do tё rinovojnё ciklin. Nё ekstremin tjetёr, solstici veror, ёshtё momenti ku Dielli fillon tё humbasё fuqinё e tij. Meqenёse Dielli ngjitet tamam nё mesin e horizontit, ndodhet nё boshtin e Ekuinokseve (Vjeshtёs dhe Pranverёs), diçka e rёndёsishme pёr tё gjitha ato qё kanё tё bёjnё me jetёn, zhvillimin, plakjen dhe pёrgaditjen pёr vdekjen.Çdo drejtim i horizontit ёshtё i lidhur me njё stinё: Lindja me Pranverёn, Jugu me Verёn, Perёndimi me Vjeshtёn dhe Veriu me Dimrin (dhe pikat e pёrafёrta e tyre ёshtё agimi, errёsira, arketipet).

Ёshtё e rёndёsishme tё theksojmё se tё gjitha kёto pika nuk janё krijuar vetёm pёr tё treguar njё nyje rituale, por edhe pёr tё rilidhur njё nyje rituale tokёsore me njё qiellore, nё mёnyrё qё tё energjitё tё mund tё qarkullojnё si ato tё sipёrmet ashtu dhe ato tё poshtmet. Fillimi i ciklit arturian i korrespondon njё ndryshimi kohor. Ndryshimi i ciklit Hyjnor qё kalon brenda ciklit njerёzor. Kёtё ndryshim do tё pёrfaqsojё udhёtimi i Arturit dhe krijimi i njё bote tё organizuar, ku kleriku, initacionanti nuk ёshtё asgjё tjetёr pёrveç se njё Ideal dhe ёshtё i dukshёm (Merlini i mbyllur nё botёn e akullit). Ky cikёl i cili fillon nga pёrgjegjsia e njё njeriu, do tё jetё gjithashtu dhe njё fund. Merlini do tё thotё: ‘cikli i njerёzve mbaroi dhe cikli Hyjnor po fillon’’. Rikthimi i ciklit pёrfaqson rikthimin e arketipit tё mishёruar nga njerёzit.

Merlini dhe Arturi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Merlini pёrfaqson polin e padukshёm, ndёrsa Arturi polin e dukshёm. Merlini sjell me vete dijen initacionuese dhe ёshtё gjithashtu i zoti i shpellёs, asaj shpelle qё pёrfaqson mitrёn, fillimin e botёs. Shpella pёrfaqson komunikimin midis qiellit dhe tokёs.

Merlini banon nё kёtё qendёr tё errёt, por ka njё lidhje direkte me kёshtjellёn, me Arturin qё ndodhet nё sipёrfaqe duke vёrtetuar pjesёn e padukshme tё Merlinit, i cili ёshtё edhe kёshilltari i tij. Merlini nuk vepron brenda botёs, por vetёm pёshpёrit, le tё lirё rrjedhёn e fatit, domethёnё tё tashmen. I lejon njeriut pёr tё marrё iniciativa. Poli i padukshёm i Merlinit ёshtё ai qё quhet ‘’Dielli i Mesnatёs’’, pasi nёse dielli i mesditёs ёshtё njё diell i dukshёm qё pёrfaqson fuqitё jetёdhёnёse tё cilat zhvillohen gjate solsticit veror, atёherё ka nё polin e kundёrt tё tij solsticin dimёror, domethёnё dielin e mesnatёs, nё njё koordinim perfekt.

Merlini ёshtё shpirti qё ka aftёsinё pёr tё thёrritur fuqi tё padukshme, por qё mund tё formohen pёrreth lёvizjesh mёse tё dukshme. Pёr kёtё arsye do tё mbetet i mbyllur nё njё cikёl magjik qё pёrfaqson dimrin, ashtu si edhe njё simbol zodiak, Ujorin.

Merlini pas dcdo lloj ndёrmjetёsimi nё tokё, duhet tё rilindё duke fjetur, pasi gjumi i thellё ёshtё njё lloj katalizatori vdekjeje. Ky fakt lidhet dhe me ‘’mbytjen brenda ujrave tё Osirit’’ nё traditat e Egjiptit tё lashtё. Merlini do tё ndihmojё tё rilindё Arturi nё qёndrёn e solsticit tё Dimrit, nё momentin qё fuqitё e arketipeve janё mё afёr dhe fuqite kozmike janё mё larg.

Dija qe Merlini u sjell njerёzve ёshtё zgjimi, rikujtimi, shkatёrrimi i harresёs. Merlini pёrfaqson kёtё kujtesё tё vazhdueshme, kёtё aftёsi rinovimi dhe interpretimi tё gjёrave, sikur ёshtё tek njeriu ‘’qёnder e botёs’’, njeriun ideal qё pёrfaqson Arturi, pasi midis Arturit dhe Merlinit dy solsticet lidhen me kalime dhe penetrim. Boshti i botёs ёshtё krijuar nё kёtё mёnyrё: Artur – Merlin dhe Merlin – Artur.

Arturi – koncepti i njё gjёje tё errёt qё pёrfaqsohet nga Merlini – ёshtё djali i zjarrit por pa flakё, tё zjarrit alkemik, ёshtё si njё yll i krijuar nga njё lёndё gati e pandryshueshme.

Arturi dhe toka janё njё, pёr kёtё arsye cikli arturian pёrparon brenda kohёs, edukimi i Arturit mbetet sekret deri nё testin e Ekskaliburit. Pasi bёhet bosht, tё gjitha kёto duhet tё kristalizohen nё njё proçedurё tё rёndёsishme, pasi shpata, pёrveç se ёshtё njё armё vdekjeprurese, kryesisht ёshtё njё element simbolik por edhe ritualistik njёkohёsisht.

Shoqёritё tradicionale nuk kanё pёrcaktuar kurrё simbolin si njё send zbukurues. Simboli ёshtё njё ndёrmjetёsues i fuqishёm midis asaj qё jemi dhe asaj qё nuk jemi, midis nesh dhe mjedisit tonё, pёrmbledh estetikё dhe etikё. Simboli ёshtё njё mbartёs i tё vёrtetёs sё parimeve, por ёshtё gjithashtu edhe veprues.

Shpata, njё armё magjike, ku e mprehta ёshtё gjithmonё pёrpara, ёshtё simboli perfekt i njё shtytjeje trekёndёshe, disa herё lart dhe herё tё tjera pёrpara, njё simbol tepёr i saktё i natyrёs, i zjarrit dhe i mendjes, disa herё nё realitetin e mprehtёsisё sё saj, herё tё tjera nga doreza e saj qё e bёn tё duket si kryq. Nё njё farё mёnyre shpata ёshtё ajo qё mban fijen, qё kёputet nga padukshmёsia, pasi mprehtёsia ёshtё diçka e padukshme.

Shpata magjike mishёrohet brenda njё shkёmbi (lёndё materiale e pastёr, bosht – gur, qёndёr – gur). Ky vend qё pёrmban shpatёn, njё mishёrim i flakёs qiellore nё tokё dhe i patretshmёrisё, i jep mundёsinё njё njeriu pёr tё komunikuar me shenjtёsinё. Arturi ёshtё njeriu i vertikalizuar qё mund tё zbuloje boshtin vertikal, meqёnёse tё dy, Arturi dhe boshti janё njё.

Kur shpata shkёputet nga thellёsia e shkёmbit tё lashtё, qё nuk ёshtё pёrpunuar, atёherё fillon koha, cikli fillon tё mbushet. Kavalierёt ribashkohen pёrreth njё shpate tё zjarrtё duke prerё errёsirёn e njё fijeje tё padukshme. Kavalieri qё ka frikё nga errёsirat nuk ёshtё i aftё ti bёjё ato te banueshme.

Arturi duhet tё mundё errёsirat por pa i shkaterruar ato. Kjo gjё krijon mundёsi bashkimi tё njerёzve pёrreth njё rrethi nё majёn e maleve dhe njёkohёsishё njё komunikim me to, nё mёnyrё qё tё gjithё ata, qё kane brenda tyre driten tё mund tё lartёsohen drejt Zotit. Lartёsimi drejt hyjnisё ёshtё aftёsia e tё perputhurit me gjёrat por pa i copёtuar dhe pa i shkatёrruar ato dhe tё krijojё njё bashkim jetёdhёnёs midis gjёrave dhe vetes sё tij. Kjo aftёsi ёshtё shumё e ndryshme nga ideja e pronёsimit sipas sё cilёs gjёrat duhet tё grumbullohen tek ai vetё derisa tё bёhen objekte. Qёndrimi teorik ёshtё mundёsia e tё gjithёve nё mёnyrё qё tё mund tё bashkejetojnё, nё marreveshje me natyrёn. Nuk kemi tё bёjmё me pushtimin e natyrёs, por me konsiderimin e saj. Konsiderimi dhe Veprimi janё tё lidhura ngushtё me njёra tjetrёn.

Nё fitimin e gralit – kupёs sё shenjtё

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arturi qё ёshtё njё shfaqje e Merlinit çvarros shpatёn dhe fillon njё cikёl. Shkёmbi magjik harrohet, ribashkohet me arketipin dhe njё bosht i ri lind. Guineveri, e cila pёrfaqson boshtin e Vjeshtёs, nuk ёshtё vetёm femra plotёsuese, por edhe ndёrmjetёsuese dhe ekuinoks i Arturit. Ёshtё nё lidhje me yjesinё e Virgjireshёs, pjekuria e natyrёs. Sjell frutat, verёn, gjakun. Simbolizon luftёn me veten tonё, tamam sikur ajo qё po pёrballonte Lanseloti. Bashkimi i Guineverit me Lanselotin simbolizon njerёzimin.

Arturi do tё vendosё shpatёn midis kёtyre tё dyve: Shpata ёshtё boshti qё pёrfaqson idene monolitike tё vertikalizmit. Duke rihedhur shpatёn nё tokёn e shfaqur, mbjell nje kryq mbi sferёn dhe nё njё farё mёnyre fekondon tokёn dhe nё kёtё mёnyrё lind bota. Lanseloti largohet.

Arturi mbetet, por ndahet nga Ekskaliburi. Do tё shpёrbёhet dhe do tё hyjё nё proçedurёn e riprodhimit. Bёhet i dobёt sikur dimri, dhe nuk prodhon mё.

Merlini ndodhet brenda shpellёs sё akullit, brenda fazёs sё ujorit. Nё kёtё moment fillon kёrkimi i kriklidhёsit tё humbur.

Pra Kavalierёt e tavolinёs sё rrumbullakёt duhet tё ikin nё kёrkim tё kёtij kriklidhёsi tё humbur, tё gjakut tё Arturit, qё ndodhet brenda Gralit, kupёs me misterin e dyfishtё.