Jump to content

Arti në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arti në Kosovë si dhe në pjesë tjera është një artikulim i traditës dhe ideve të individëve, grupeve dhe etnive që përbëjnë strukturën e popullsisë që shprehet nëpërmjet formave dhe mënyrave të ndryshme duke filluar nga ato mimike e deri tek format e kategorizuara, institucionalizua dhe të sistemuara nga populli dhe nga sistemet e regjimeve të kohës.

Përderisa sistemimi popullor ka një kontiunitet me rrënjë në historinë e hershme, sistemimi më i ri nga ana e regjimeve është duke u pregatitur pas luftës së Kosovës dhe ende nuk ka përfunduar. Për këtë qëllim në qeveri është hapur funksioni i ministrisë së kulturës ku hyn arti si pjesë e edukatës së përgjithshme.

Zanafilja e artikulimit në Kosovë gjendet aty me fillimin e zhvillimit të njerëzimit, duke filluar nga artizanatet që ishin njëherit edhe ekonomi e kohës, duke kaluar nëpër artikulimin figurativ, së pari nëpërmjet krijimit të figurav dhe shprehjes gojore e, më vonë nëpërmjet vizatimeve të tyre deri tek gëdhendja e tyre në materiale të ndryshme. Këtë forma të shprehjes shpijen deri tek ndërtimi i godinave arkitekturale për vendbanim. Me përmisimin e kushteve të jetesës dhe me hudhjen e marrëdhënieve të reja shoqërore vije deri tek artikulimi masiv i kohës nëpërmjet alfabetit, i cili në fillim i shërbente një pjese të vogël të shoqërisë që merrej me letërsinë, e të cilët nëpërmjet formave artistike filluan paraqitjen figurative të përmbajtjeve të letërsisë para pjesëve tjera të shoqërisë. Me zhvillimin e përgjithëshem kulturorë, të krijimit të administratave dhe çpikjes e përhapjes së fesë vije deri tek përhapja masive e njehsuar e të mësuarit të shkrim leximit që njëherit mundësojë edhe krijimin e interpretuesve të artit. Ishte kjo forma më e lartë e zhvillimit të artit krijues i cili fillojë të përhapet nëpërmjet interpretuesve të profilizuar të tij në profesione të ndryshme të jetës, që shpijen në krijimin e edukatës si pjesë e kulturës.

Stampa:SistemiartitKSH