Kërceni tek përmbajtja

Artur Kala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Artur Kala
Agjencia Kombëtare e Pyjeve
Titullar
Në detyrë
05 Prill 2022
Të dhëna vetjake
U lind më6 maj 1977 (47 vjeç)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Socialiste
ArsimimiInxhinieri Pyjore

Artur Kala (lindur më 6 maj 1977) është Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve të Shqipërisë, që prej muajit prill 2022.[1]

Artur KALA ka lindur në qytetin e Bulqizës më 6 maj 1977.

Në vitin 2001, përfundoi studimet e larta dhe u diplomua me titullin “Inxhinier Pyjesh”, pranë Fakultetit të Pyjeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, (1996 – 2001).

Në vitin 2016, përfundoi studimet pasunivesitare “Master Shkencor” për “Marketing dhe Menaxhim Operacionesh”, pranë Universitetit “Marin Barleti”, Tiranë, (2014 – 2016).

Karriera e tij profesionale mbart disa pozicione të rëndësishme drejtuese në institucione të ndryshme në Shqipëri, si; Përgjegjës i Administrimit të Pyjeve, në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Bulqizë, ku shërbeu në vitet 2000 – 2003; Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Bulqizë, ku shërbeu në vitet 2003 – 2008; Drejtor i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara [2], ku shërbeu në vitet 2014 – 2021, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve në Ministrinë e Brendshme, ku shërbeu në vitet 2021 – 2022.

Që prej Prillit 2022, shërben si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.

Për gjatë një periudhe 17 vjeçare ai ka kryer një sërë trajnimesh, kualifikimesh dhe veprimtari të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare me karakter shkencor e teknik.

Artur Kala është njohës i mirë gjuhën angleze dhe komunikon rrjedhshëm në gjuhën italiane.

  1. Artur Kala Jetshkrimi
  2. https://dosja.al/Kala_masa_shtrengueseperpyjet_ne_kodin_penal
  3. https://www.zeriamerikes.com/a/Shqipëria përballë sfidave për menaxhimin e pyjeve

4.https://dosja.al/tag/artur-kala " Qeveria ka ne fokus prerjet e paligjshme,do të ketë masa shtrenguese në kodin penal"[3]

  1. ^ Vata, Ilir (2022-04-05). "Kumbaro prezanton drejtorin e AKP, Artur Kala". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2023. Marrë më 2023-07-27.
  2. ^ "Ku shkojnë pronat e sekuestruara nga Antimafia? Flet drejtori Pasurive të Sekuestruara: Pas gjyqeve, u kthehen…". FaxWeb (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-07-27.
  3. ^ "artur kala". dosja.al. Marrë më 2025-01-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

https://foresteurope.org/key-outcomes-of-the-9th-ministerial-conference-shaping-our-future-with-resilient-forests/[1]

  1. ^ "Key outcomes of the 9th Ministerial Conference – Shaping our future with resilient forests - FOREST EUROPE". FOREST EUROPE - Ministerial Conference on the Protection of Forests in Europe. 2024-10-09. Marrë më 2025-01-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)