Aset
Appearance
Aset (kapital) do të thotë çdo send me vlerë, qoftë ai i prekshëm ose i pa-prekshëm, dhe që përfshin kryesisht :
- a. pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, duke përfshirë edhe të drejtat në pronën në fjalë si psh, hipotekën, barrën pengun, dhënien me qira ose servitutin ;
- b. pronën e pa-prekshme dhe intelektuale, duke përfshirë të drejtat në pronën në fjalë,si dhe proceset teknike dhe njohuritë ;
- c. paratë e gatshme, letrat me vlerë, garancionet, aksionet ose llojet e tjera të interesave pronësore në një shoqëri afariste të Kosovës ose të huaj, bondet, fletë obligacionet, ose instrumentet e tjera të kredisë ;
- d. kërkesat ose të drejtën në para, mallra, shërbime dhe përmbushjen e kontratës ;
- e. koncesione ose liqensa të dhëna me ligj, akt administrativ ose kontratë ;
- f. fitimin e akumuluar me anë të një investimi në Kosovë ose diku tjetër [1].
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LIGJI PËR INVESTIMET E HUAJA Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |