Asteroidi Vesta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vesta është një asteroidsistemin tonë diellor. Orbita e saj gjendet brenda rripit të asteroidit midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit. U formua rreth 2 milion vite pasi u formuan trupat e parë të ngurtë të Sistemit Diellor, dhe është asteroidi i dytë më i gjerë i Sistemit Diellor.

Autorët raportojnë se Vesta ka disa kratere të shkaktuar nga impakti i trupave të tjerë, përfshirë dy kratere që mbivendosen ndaj njëri-tjetrit, disa qindra kilometra të gjerë, në polin e jugut. Një nga këto impakte polare, largoi material që u kthye në asteroidë të tjerë, të njohur si Vestoidë, dhe meteoritë. Tronditjet nga këto dy impakte, në pamje të parë kanë krijuar depresionet që rrethojnë ekuatorin e Vesta-s. Madhësia e asteroidit – rreth 260 kilometra në radius – rritja e shpejtë dhe bërthama masive e hekurt mund të shpjegojnë se si Vesta i ka mbijetuar këtyre përplasjeve.