At Giuseppe Valentini, abanologu më i madh i shekullit XX

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

At Giuseppe Valentini, abanologu më i madh i shekullit XX : biografi e shkurtër. Autor Ndriçim Kulla. Shtëpia Botuese "Plejad", Tiranë 2011. Faqet e librit 235.

At Zef (Giuseppe) Valentini, një ish prift jezuit i viteve 30-të në Shqipëri, shumë aktiv në shtypin shqiptar të shekullit të kaluar, mund të konsiderohet sot një mendimtar i shquar shqiptar dhe një albanolog i jashtëzakonshëm. Ai i përket brezit të lavdishëm të intelektualëve shqiptarë të këtyre viteve dhe më konkretisht, i Shkollës së Klerikëve të Veriut. Shtëpia botuese "Plejad" në vijim të botimit të mendimit shqiptar të traditës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këtij autori të njohur pak ose aspak më pare, duke u përfshirë jo vetëm në botimin e tij, por edhe në një projekt konkret për mbledhjen dhe seleksionimin e bibliografi së së tij.