Athanase Vanchev de Thracy
Athanase Vanchev de Thracy, Docteur honoris causa ne Universitetin "Saint Cyrille et saint Méthode" (Veliko Tarnovo - Bulgarie) | |
---|---|
U lind më | 3 janar 1940 Haskovo |
Kombësia | Francez |
Faqja zyrtare | |
http://www.athanase.org/ |
Bigrafia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Athanase Vantchev de Thracy është pa dyshim njëri nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë francezë. I lindur më 3 janar 1940, në Haskovo të Bullgarisë, ky poliglot me kulturë të jashtëzakonshme studioi për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë në disa nga universitetet më të njohura të Evropës, ku fitoi njohuri të thella për letërsinë dhe poezinë botërore.
Athanase Vantchev de Thracy është autor i 32 përmbledhjeve me poezi (të shkruara në varg klasik dhe të lirë), ku ai përdor gjithë spektrin e prozodisë : epopenë, odën, sonetin, bukoliket, idilet, pastoralet, baladat, elegjitë, rondon, satirën, himin, epigramin, epitafin etj. Ai ka publikuar gjithashtu një numër monografish si dhe punimin e doktoraturës, Simbolika e dritës në poezinë e Paul Verlaine-it. Në bullgarisht, ai shkruan një studim për shkrimtarin epikurian Petronin, të mbiquajtur Petronius Arbiter elegantiaru, i preferuari i perandorit Neron, autor i romanit klasik Satirikoni, si dhe një studim në gjuhën ruse me titullin Poetika dhe metafizika në veprën e Dostojevskit.
Duke qenë një njohës shumë i mirë i antikitetit, Athanase Vantchev de Thracy ka shkruar mjaft artikuj për poezinë greke e latine. Kurse gjatë qëndrimit të tij prej dy vjetësh në Tunizi, ai boton njëra pas tjetrës tri vepra kushtuar dy qytezave punike tuniziane : Monastir-Ruspina – ana e tejdukshme, El-Djem-Thysdrus – e fejuara e kaltërsisë dhe Mozaikët e qytetit të Thysdrus-it.
Ai studion për shumë vite me radhë islamin dhe vendet e Lindjes si Sirinë, Turqinë, Libanin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Irakun, Egjiptin, Marokun, Tunizinë, Mauritaninë dhe Taxhikistanin, ku kalon edhe një pjesë të jetës së tij. Në këtë periudhë, ai përshtat në gjuhën frënge veprën historike të Mustafa Tlass-it, Zenobie, mbretëresha e Palmyre-s.
Ai qëndroi gjithashtu dy vjet në Rusi (1993-1994) për të studiuar poezinë ruse. Përkthyes i një plejade të tërë poetësh, Athanase Vantchev de Thracy është nderuar me shumë çmime letrare kombëtare e ndërkombëtare, midis të cilëve me Çmimin e Madh Ndërkombëtar të Poezisë Solenzara. Ai është laureat i Akademisë Franceze, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe të Letërsisë, Docteur honoris causa i Universitetit të Veliko Tarnovo-s, në Bullgari, laureat i Ministrisë së Punëve të Jashtmë të Francës, anëtar i P.E.N Club-it francez, i Shoqatës së Shkrimtarëve francezë si dhe i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe të Letërsisë në Francë. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
Vepra poetike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Flakërime (1970).
- Hije e marrëzi (1971).
- Polyhymnia (1981)
- Libri i transparencave (1981)
- Orë e Stinë (1981)
- Ti, Virgjëreshë e zjarrit (1985), ribotuar më 2001 dhe 2002
- Oaz, fytyrë drite (1986)
- Strofa pentakorde (1986)
- Animula vagula, blandula (1986)
- Sonetet e Damaskut (1987)
- Elozh dritës (1987)
- Libër për oktavat (1987)
- Leptis-Minor (sonete romane)
- Përmbi Fjalët (1988)
- Anamnezë (1991), ribotim i zgjeruar(2006)
- Vetmia e Tridhjetë (1992)
- Trallisje, pasuar nga Shkëlqimet (1992)
- Këngë homofonike (1997)
- Zëra të bukur antikë (2000)
- Befas, një drithërimë ëngjëllore (2000)
- Momente përjetësie (2001)
- Anale dhe përshpirtje (2002
- Epopteia ( Soditje sublime) 2003.
- Elegji (2003)
- Ora e Nëntë (2004)
- Mëshirë, o Zot! (2005)
- Kështu bëhen njerëzit (2006)
- Dhe deti kthehej në këngë (2007)
- Vizione zemre (2008)
- Edhe njëherë për poezinë hyjnore (2009)
Libra në gjuhën shqipe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- PLAGЁT E BUKURISЁ (2010),Përkthyen nga frëngjishtja: Gjovalin Kola, Jeton Kelmend
Mendime per Athanase Vanchev de Thracy
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Athanase Vantchev de Thracy është autor i 32 përmbledhjeve me poezi (të shkruara në varg klasik dhe të lirë), ku ai përdor gjithë spektrin e prozodisë: epopenë, odën, sonetin, bukoliket, idilet, pastoralet, baladat, elegjitë, rondon, satirën, hymin, epigramin, epitafin etj.
Ai ka publikuar gjithashtu një numër monografish si dhe punimin e doktoraturës, Simbolika e dritës në poezinë e Paul Verlaine-it. Në bullgarisht, ai ka shkruar një studim për shkrimtarin epikurian Petronin, të mbiquajtur Petronius Arbiter elegantiaru, i preferuari i Neronit, autor i romanit Satirikoni, si dhe një studim në gjuhën ruse me titull, Poetika dhe metafizika në veprën e Dostojevskit.<.p>
Njohës shumë i mirë i antikitetit, Athanase Vantchev de Thracy ka shkruar mjaft artikuj për poezinë greke e latine. Kurse gjatë qëndrimit të tij prej dy vjetësh në Tunizi, ai botoi njëra pas tjetrës tri vepra kushtuar dy qytezave punike tuniziane : Monastir-Ruspina – ana e tejdukshme, El-Djem-Thysdrus –e fejuara e kaltërsisë dhe Mozaikët e qytetit të Thysdrus-it. Gjatë qëndrimit në Siri, Turqi, Liban, Arabi Saudite, Jordani, Irak, Egjipt, Marok dhe në Mauritani ai njeh Islamin dhe mrekullohet me kulturën orientale. Ai merret disa vite me studimin e historisë së shenjtë të Lindjes. Në këtë periudhë, ai përshtatni mjeshtërisht në gjuhën frënge veprën historike të Mustafa Tlass-it, Zenobie, mbretëresha e Palmyre-s.
Ai qëndroi gjithashtu dy vjet në Rusi (1993-1994) për të studiuar poezinë ruse. Përkthyes i një plejade të tërë poetësh, Athanase Vantchev de Thracy është nderuar me shumë çmime letrare kombëtare e ndërkombëtare, midis të cilëve me Çmimin e Madh Ndërkombëtar të Poezisë Solenzara. Ai është laureat i Akademisë Franceze, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe të Letërsisë, Docteur honoris causa i Universitetit të Veliko Tarnovo-s, në Bullgari, laureat i Ministrisë së Punëve të Jashtmë të Francës, anëtar i P.E.N Club-it francez dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve francezë. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
Nga Marc Galan
Lidhje e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://www.athanase.org/ Arkivuar 22 shtator 2010 tek Wayback Machine