Atoli
Appearance
Atoli është ishull koral. Atolin e rrethojnë koralet të cilët rriten rreth ishujve vullkanik në detrat e viseve tropike, posaçërisht në Oqeanin Paqësor dhe atë Indian. Atolet kanë formën e unazës por edhe të gjysëmrrethit, në mes është gjiri i cekët – laguna. Atolet më të mëdha janë të banuara, në të cilat nuk ka burime të ujërave të ëmbël për pije, për këtë arsye jeta e banorëve varet nga të reshurat e shiut.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Atoll. |