Aurel Thëllimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Aurel Thellimi lindur në qytetin e Korcës.[1]

Në moshën 5 vjecare merr pjese në Opera Liceistet te kompozitorit Josif Minga në rolin e gazeta shitësit!

Fitues i disa cmimeve të dyta e të para në festivalet e fëmijëve në qytetin e Korcës dhe fitues i cmimit të dytë në festivalin komëbetar në Shkodër në vitin 1988!

Më tej një rol kryesor tek Opereta Gjitmone bashkë në qytetin e Korcës.Në vitin 1999 fitues i cmimit të dytë në festivalin e femijve në Ankara Turqi!

Ka kryer liceun artistik në Korcë 1992 -1996 duke marre pjesë si kengetar solist në Teatrin e Korcës në shumë aktivitete.

Në vitin 1992-1996 pjesëmarrës në estraden e qytetit në disa premiera si solist i muzikës moderne.Në vitin 1997 filloj akademinë e arteve pranë katedrës të prof:Burhan Spahiu.

Në 1998 fitues i cmimit të dytë në festivalin e muzikës së lehtë Kenget e Stinës, dhe në vitin 2000 emërohet kengëtar në TKOB, po këtë vit merr pjesë në disa festivale të muzikës së lehtë duke marrë disa cmime të rëndësishme dhe përfaqëson Shqipërine në Euro Song[2] për të rinj në Zielona Gora Poloni!

Në vitin 2001 diplomohet në akademinë e arteve me notë maksimale! Që prej ketij viti vazhdon punon në TKOB duke kënduar si personazh kryesor në Muzikalin e parë që vihet në Shqiperi West Side Story në rolin e Riff, më tej ka kënduar në disa vepra si Opera për 3 Grosh rolin e zotit Picem, Limresario in augustie Don Perizonio, në Opera Skenderbeu rolin e Talipit, Cossi fan tutte rolin e Gulielmo, Peshkatarët e Perlave Rolin e Nurabad, Traviata rolin e Baronë etj.

Aktiviteti artistik përvec institucional ka një zhvillim personal në shumë aktivitete brenda dhe jashtë Shqipërise duke qenë dhe fitues në disa festivale!

Në vitin 2017 fitues i cmimit Metropol të akorduar nga Bashkia Tirane në Kënga Magjike.

Ka qene pjesëmarrës në shumë aktivitete artistike si solist jashtë Shqipërise në vitin 2018 në disa shtete si Zvicër, Greqi, Francë, Kosovë, Maqedoni etj[3].

  • Në Dhjetor 1998, Aurel Thëllimi & Sonila Mara marrin pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën "Për Ty Dhe Për Veten Time".
  • Në Nëntor 2000, Aurel Thëllimi merr pjesë në Kënga Magjike 2000 me këngën "Enderr E Vrare".
  • Në Dhjetor 2000, Aurel Thëllimi & Silva Gunbardhi marrin pjesë në Festivali i 39-të në RTSH me këngën "Kjo nate fanar".
  • Në Dhjetor 2001, Aurel Thëllimi & Sonila Mara marrin pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Kohe E Shkuar".
  • Në Dhjetor 2002, Aurel Thëllimi merr pjesë në Festivali i 41-të në RTSH me këngën "Enderr E Marre".[4]
  • Në Dhjetor 2003, Aurel Thëllimi merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën "Dashuri A Loje[5]".
  • Në Dhjetor 2004, Aurel Thëllimi merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën "Ere E Marre". Gjithashtu në Semi-Final po me këtë kenge në Eurovision 2004
  • Në Dhjetor 2005, Aurel Thëllimi merr pjesë në Festivali i 44-të në RTSH me këngën "Dhe Kur Kujtesa...".[6]
  • Në Nëntor 2006, Aurel Thëllimi merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Jam Vetem".
  • Në Maj 2012, Aurel Thëllimi merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "I Vetem".
  • Në Nëntor 2012, Aurel Thëllimi merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Ajo Si Ajo".
  • Më datë 6 Shkurt 2013, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "Ti Nuk E Di".
  • Më datë 28 Maj 2013, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "E Vogla".
  • Në Mars 2014, Aurel Thëllimi & Astrit Qerimi merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Ejani Per Qejf", në bashkëpunim me Mangavatut.
  • Më datë 29 Maj 2014, Blerina Braka publikojnë videoklipin "Shpirt", në bashkëpunim me Aurel Thëllimi. Me këtë këngë, Blerina Braka marrin pjesë në Top Fest 11 në vitin 2014.
  • Në Mars 2014, Aurel Thëllimi & Astrit Qerimi marrin pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Njesoj".
  • Në Nëntor 2014, Aurel Thëllimi merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Aktore". Ai tregon se sot femrat aktrojnë në dashuri, ato shtiren sikur dashurojnë duke dominuar ndjenjat. Me sa duket në këtë kënge ai kerkoi t’ua heqë maskën.
  • Në Maj 2015, Aurel Thëllimi merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Medalioni".
  • Në Prill 2015, Aurel Thëllimi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 me këngën "Medalioni".
  • Më datë 5 Maj 2015, Anxhela Peristeri, Aurel Thëllimi, Blerina Braka & Erik Lloshi publikojnë videoklipin "S'ka Si Ne".
  • Më datë 18 Dhjetor 2015, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "Cika". Me këtë këngë, Aurel Thëllimi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016.
  • Në Shtator 2016, Aurel Thëllimi merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "A Thua E Din".
  • Më datë 14 Mars 2017, Anxhela Peristeri & Aurel Thëllimi publikojnë videoklipin "Qesh".
  • Në Tetor 2017, Aurel Thellimi merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "E Diel".
  • Më datë 20 Korrik 2018, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "Jam Bo Tap". Muzika e këngës u punua nga De Vox, teksti u shkrua nga Anxhela Peristeri, ndërsa për orkestrimin u kujdes De Vox. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.
  • Në Dhjetor 2018, Aurel Thëllimi merr pjesë në Festivali I 57-Të Në Rtsh me këngën "Të Dua Ty", një baladë pop e muzikuar nga Ardita Bufaj dhe Aurel Thëllimi, me tekst të vetë Thëllimit.
  • Më datë 1 Dhjetor 2018, KMC publikon videoklipin "Tuman Kuqe", në bashkëpunim me Aurel Thëllimin. Produksioni audio u realizua nga De Vox.
  • Më datë 1 Shkurt 2019, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "Me Ty Jeten Ndaj!". Muzika e këngës u punua nga De Vox & Aurel Thëllimi. Videoklipi u prodhua nga kompania Four Infinit Production.
  • Më datë 19 Gusht 2019, Aurel Thellimi publikon videoklipin "Shpirt Fukara". Muzika e këngës u punua nga Aurel Thëllimi & De Vox, teksti u shkrua nga Aurel Thëllimi, ndërsa për orkestrimin u kujdes De Vox. Videoklipi u prodhua nga kompania Four Infinit Production.
  • Më datë 13 Mars 2020, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "Sa Jena Dasht". Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.
  • Në Maj 2020, Aurel Thëllimi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Sa Jena Dasht".
  • Më datë 27 Janar 2021, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "Valle E Dashurise". Teksti i këngës u shkrua nga Aurel Thëllimi. Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro.
  • Në Prill 2021, Aurel Thellimi merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Fjalet".
  • Më datë 19 Qershor 2021, Aurel Thellimi & Mario Bregu publikojnë videoklipin "Shok E Vella". Teksti i këngës u shkrua nga Aurel Thëllimi. Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro.
  • Më datë 11 Gusht 2021, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "Më Nuk U Pamë". Muzika e këngës u punua nga Mario Bregu, ndërsa teksti u shkrua nga Aurel Thëllimi.
  • Më datë 19 Janar 2022, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "Nene". Muzika e këngës u punua nga Mario Bregu, ndërsa teksti u shkrua nga Aurel Thëllimi.
  • Më datë 06 Qershor 2022, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "Dashuri". Muzika e këngës u punua nga Aurel Thëllimi dhe Mario Bregu, ndërsa teksti u shkrua nga Aurel Thëllimi.
  • Më datë 18 Tetor 2022, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "Goc e Lagjes". Muzika e këngës u punua nga Aurel Thëllimi dhe Mario Bregu, ndërsa teksti u shkrua nga Aurel Thëllimi.
  • Më datë 07 Prill 2023, Aurel Thëllimi publikon videoklipin "Digje". Muzika e këngës u punua nga Aurel Thëllimi dhe Mario Bregu, ndërsa teksti u shkrua nga Aurel Thëllimi.

Këngëtarin dhe artistin Aurel Thëllimi mund ta ndiqni në rrjetet e tij sociale për njoftimet e fundit rreth projekteve të tij si më poshtë :

Facebook | Instagram | Youtube | Spotify | iTunes | Deezer

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Aurel Thellimi :: Biografia". www.teksteshqip.com. Marrë më 2023-02-28.
  2. ^ "Festivali i Këngës #43: Aurel Thëllimi - "Erë e marrë"". Eurovisionworld (në anglishte britanike). Marrë më 2023-02-28.
  3. ^ "Grand Final of Rotterdam 2021 - Eurovision Song Contest". eurovision.tv (në anglisht). Marrë më 2023-03-24.
  4. ^ "Ja 22 këngëtarët që do marrin pjesë në festivalin e RTSH!". StrugaLajm (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-02-28.
  5. ^ Rau, Oliver (2003-12-19). "Eurovision 2023 Albanian semifinals finished - ESCToday.com". Eurovision News, Polls and Information by ESCToday (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-03-24.
  6. ^ "Festivali i Këngës #44: Aurel Thëllimi - "Dhe kur kujtesa"". Eurovisionworld (në anglishte britanike). Marrë më 2023-02-28.