Aurela Anastasi
Aurela Anastasi
Jeteshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prof. Aurela Anastasi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tiranë-Shqipëri
Ka lindur ne Prill, 07.1965 në Vlorë, Shqipëri. dhe jeton ne shqiperi.
Arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëntor 1992- prill 1993 mbaroj shkollën e mesme të arsimit të përgjithshëm në qytetin e lindjes, me rezultate shumë të larta në mësime
(mesatare e përgjithshme e lëndëve 9,99).ndjek studimet e larta në Fakultetit te drejtesise Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
mbroj diplomën me temë: “Karakteristikate shtetit dhe të së drejtës shqiptare 1912- 1914” dhe diplomohem Jurist, me rezultate të larta (mesatare e përgjithshme 9,98) .
Kualifikime Shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]ndjek dhe përfundoj kualifikimin
pasuniversitar pranë Katedrës së Teorisë së
Shtetit dhe të së Drejtës, duke mbrojtur 2
provime të nivelit universitar dhe 5
provime të nivelit pasuniversitar.
Kurs specializimi pasuniversitar, mbi
Historinë e së Drejtës, pranë Fakultetit të
Aurela Anastas. Pedagoge dhe studiuese në lëmin e të Drejtës nga viti 1987; mban titullin “Profesor” nga viti 2005; është anëtare e Akademisë së Shkencave të RSH-së nga viti 2009;
Avokate për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut nga viti 1996.
Eksperienca Profesionale.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aurela Anastas. Pedagoge dhe studiuese në lëmin e të Drejtës nga viti 1987; mban titullin “Profesor” nga viti 2005; është anëtare e Akademisë së Shkencave të RSH-së nga viti 2009;
Avokate për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut nga viti 1996.
Ajo është zgjedhur për dy mandate rresht përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, UT, ndërsa në periudha afatshkurtra është emëruar zv.dekane e dekane e këtij Fakulteti. Ka punuar pranë Departamentit të së Drejtës Publike për mësimdhënien dhe zhvillimin e disiplinave shkencore të së Drejtës Kushtetuese dhe të Historisë të së Drejtës.
Është një nga themelueset dhe hartueset e lëndës “ E drejta Kushtetuese e Krahasuar”, “Barazia gjinore dhe ligji”, si dhe e disa prej disiplinave mësimore që zhvillohen në programet “Master” dhe “Doktoratë”.
Është autore dhe bashkautore e teksteve mësimore; ka botuar artikuj studimorë në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare; ka realizuar referate e kumtesa në aktivitetet shkencore si brenda edhe jashtë vendit; ka ligjëruar si pedagoge vizitore në disa universitete, brenda dhe jashtë vendit; është anëtare e redaksive botuese në disa revista shkencore; ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në projekte studimore, kombëtare e ndërkombëtare, për zhvillimin e legjislacionit dhe të jurisprudencës.
Ka dhënë ndihmesë përmes përfaqësimit si avokate në raste gjyqësore strategjike për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut e në veçanti, të drejtave të grave, të barazisë e mosdiskriminimit.
Ka qenë anëtare në disa komisione dhe ka drejtuar grupe pune në kuadrin e reformave kushtetuese e ligjore kombëtare. Ka drejtuar punën studimore e kërkimore për studentët dhe studiuesit e rinj.
Ajo është iniciatore dhe drejtuese e disa aktiviteteve shkencore për të rinjtë juristë dhe e krijimit të organizatave pro bono të studentëve të fakulteteve të Drejtësisë, me qëllim ofrimin e ndihmës ligjore falas, për shtresat në nevojë.
Është pedagoge e jashtme dhe eksperte në trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pranë Shkollës së Magjistraturës. Nga viti 2004 e në vijim është zgjedhur në forumet drejtuese të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe pedagoge pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë.
Është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Konstitucionalistëve (nga viti 2014), si dhe anëtare e “Komisionit Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit”, Komisionit të Venecias në emër të Shqipërisë (2016-2020).
FDUT.EDU.AL
Referenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]hfaigutye (fdut.edu.al)
(DOC) Ankimi individual kushtetues | Aurela Anastasi - Academia.edu
The Albanian justice reform in the framework of the European integration process by Aurela Anastasi :: SSRN
Aurela Anastasi: Kushtetutën s’e ndryshon vetëm klasa politike | Revista JAVA | Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros (osfa.al)
Aurela ANASTASI | Professor | University of Tirana, Tirana | UT | Department of Public Law | Research profile (researc gate)
http://“Një mendje e drejtësisë shqiptare”, kush është akademikja Aurela Anastasi (panorama.com.al)
Disa refleksione në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Britani - Diaspora Shqiptare
Përplasjet te Akademia, flet Aurela Anastasi: Ndryshimet statutore jo me vendim qarkullues, të diskutohet për lirinë akademike – Balkanweb.com – News24