Shko te përmbajtja

Avaria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një Anije kontejnerësh duke kaluar në Kanalin e Panamasë

Avaria (nga arabishtja "avar": dëm[1]) është një dëmtim i një makine, i një mekanizmi etj. gjatë kohës së punës ose gjatë lëvizjes. Ligji i avarisë është një parim i Ligjit të Lundrimit, ku palët në një sipërmarrje detare ndajnë përpjestimisht çdo humbje që rezulton nga një sakrifikim vullnetar i një pjese të anijes ose të ngarkesës për të shpëtuar tërësinë në një urgjencë. Për shembull, ekuipazhi mund të hedh një pjesë të ngarkesës së anijes për ta lehtësuar atë në një stuhi, humbja duhet të ndahet pro rata ndërmjet bartësit dhe pronarëve të ngarkesave.

Në nevojat e rreziqeve të hasura në det, anëtarët e ekuipazhit mund të kenë pak kohë për të përcaktuar saktësisht ngarkesën e kujt po hedhin. Kështu për të shmangur grindjen se mund të humbin kohë të çmuar, u në këtë mënyrë u krijuan praktikat e ndarjes së barabartë, ku të gjithë tregtarët, ngarkesa e të cilëve do të shkarohet e sigurtë, do të thirren të kontribuojnë një pjesë, bazuar mbi një përqindje, ndaj tregtarëve mallrat e të cilëve dëmtohen për të shmangur një rrezik urgjent. Avaria e merr origjinën e saj nga ligjet e vjetra të lundrimit apo transportit detar dhe parimet kanë mbetur brenda ligjeve të shumë vendeve.[2][3]

Kodifikimi i parë i ligjit të avarisë ishte "York Antwerp Rules" i vitit 1890.[4]"York-Antwerp Rules Definition". Duhaime's Law Dictionary (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2017. Marrë më 25 maj 2025.</ref>[5]

  1. "avaria". Vocabolario Treccani (në italisht). Istituto dell'Enciclopedia Italiana.
  2. "Duhaime's Timetable of World Legal History". Duhaime's Law Dictionary (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2021.
  3. Richard Lowndes (2010) [1873]. The law of general average: English and foreign (në anglisht). Gale: Stevens and Sons. fq. 1–10. ISBN 978-124015471-5.[lidhje e vdekur]
  4. "The Association of Average Adjusers of the United States and Canada: YAR". usaverageadjusters.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2009.
  5. Richard Cornah (prill–maj 2004). "The Road to Vancouver — the Development of the York-Antwerp Rules" (PDF). Journal of International Maritime Law (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 prill 2016.