Aviacioni shqiptar, 1951 - 2011
Appearance
Aviacioni shqiptar, 1951 - 2011 me Autor: Agustin Gjinaj. Botuar nga "Botart" Tiranë, 2011. Faqet e librit 156.
Pas përpjekjesh të shumta gati tri dekada, së fundmi, Shqipëria themelon zyrtarisht aviacionin. Kjo daton më 24 prillin 1951, me ardhjen e një skuadrilje prej dymbëdhjetë avionësh 'JAK-9', që shumë shpejt, u kompletua me specialistë e punonjës shqiptar. Në këtë datë, për herë të parë në historinë e vendit, në qiejt e Shqipërisë ngrihet në ajër avioni i drejtuar nga pilot shqiptar, përkatësisht Peço Polena. Në bllokun e shënimeve te Polenës, nga ajo kohë kanë mbetur këto radhë: U ngrita në ajër, s´besoja që do kthehesha i gjallë. Në këtë kuadër, vend të rëndësishëm zënë përpjekjet e viteve pas Luftës së Dytë Botërore.