Jump to content

Avni Kaltani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Profesor-Doktor Avni KALTANI ka lindur më 15 gusht 1929 në Ballsh të Fierit. Nga viti 1948 deri në vitin 1952 ka kryer studimet në Universitetin e Ostravës (Çekosllovaki), ku është diplomuar si Inxhinier për Pasurimin e Mineraleve.

Eksperienca profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas kthimit në Shqipëri, ka punuar në :

  • 1952-1954 : inxhinier teknolog në Ndërmarrjen e Bakrit, në Rubik
  • 1955-1959 : inxhinier teknolog në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave
  • 1959-1961 : inxhinier teknolog në Ndërmarrjen e Bakrit, në Kurbnesh
  • 1961-1966 : inxhinier teknolog në sektorin e metaleve të çmuar, në Fakultetin Gjeologji-Miniera
  • 1966-1968 : inxhinier teknolog në Ndërmarrjen e Bakrit, në Kurbnesh
  • 1968-1983 : Shef sektori në Institutin e Gjeologjisë dhe Minierave, në Tiranë
  • 1983-1984 : Drejtor i Impiantit të pasurimit të kromit në Bulqizë
  • 1984-1989 : Shef sektori në Institutin e Teknologjisë së Minierave, në Tiranë

Titujt dhe gradat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Në vitin 1952 : Inxhinier për pasurim mineralesh
  • Në vitin 1981 : Kandidat i Shkencave
  • Në vitin 1993 : Doktor i Shkencave
  • Në vitin 1995 : Profesor i Shkencave

Studimet dhe projektet e aplikuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Studim mbi pasurimin e rërave bregdetare të Semanit, Rrushkullit, Golemit
  • Studim mbi pasurimin e konglomerateve ar-mbajtës
  • Studim mbi pasurimin e bakrit nga dekantatori i Impiantit te pasurimit në Kurbnesh
  • Studim mbi pasurimin e rërave aluviale të Ceravës
  • Studim mbi pasurimin e rërave bituminoze të Patosit
  • Studim mbi pasurimin e xeherorit në vendburimin e Karecit
  • Studim mbi pasurimin e xeherorit në vendburimin e Marikajt
  • Studim mbi pasurimin e rërave kuarcore në vendburimin e Cipanit
  • Studim mbi pasurimin e kromiteve me përmbajtje të lartë alumini në vendburimin e Cerrujës
  • Studim mbi pasurimin e sterileve të kromit në dampën e Bulqizës
  • Studim mbi pasurimin e xeherorëve ar-mbajtës të vendburimit Gjazu
  • Studim mbi pasurimin e xeherorëve hekurmbajtës të tipit titano-manjetitë, në vendburimin Sukaxhi
  • Studim mbi pasurimin e fosforiteve në vendburimin Fushë-Bardhë
  • Studim mbi pasurimin e xeherorit të bakrit në vendburimin Turec
  • Studim mbi pasurimin e hirave të piritit të Uzinës së Superfosfatit në Laç
  • Revista Teknika : "Rëndësia e pasurimit të mineraleve"
  • Buletini i Shkencave të Universitetit të Tiranës : "Pasurimi magnetik i rërave bregdetare"
  • Revista Shkenca dhe Jeta : "Mineralet e çmuar në vendin tonë dhe përdorimi i tyre"
  • Revista Shkenca dhe Jeta : "Briketimi i qymyrit në Shqipëri"
  • Revista Shkenca dhe Jeta : "Përse duhen pasuruar mineralet e vlefshëm"
  • Revista Shkenca dhe Jeta : "Pasurimi i disa xeherorëve të kromit në Shqipëri"
  • Libër : "Pasurimi i mineraleve"
  • Revista Teknika : Roli i laboratorëve teknologjikë në fushën e pasurimit të mineraleve në Shqipëri
  • Buletini i Shkencave : "Mundësitë e pasurimit të shtresave të vjetra ranore"
  • Buletini i Shkencave : "Pasurimi i rërave kuarcore për nevojat e industrisë mekanike dhe të qelqit në Shqipëri"
  • Përmbledhje Studimesh : "Xeherorët e kromit me përmbajtje të lartë alumini (alumo-kromite). pasurimi i vendburimit të Cerrujës"
  • Revista Shkenca dhe Jeta : "Lëngjet e rënda dhe roli i tyre në pasurimin e mineraleve"
  • Revista Teknika : "Pasurimi gravimetrik i xeherorëve të hekurit të vendburimit Kashnjet
  • Revista Teknika : "Mundësitë e pasurimit të hirave të piritit të uzinës së Superfosfatit në Laç"


  • President i Shoqatës Shqiptare për Teknologjinë e Pasurimit të Mineraleve dhe Lëndëve të Para
  • Konsulent pranë Institutit MPT