BUILD Developer Event

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

BUILD është një konferencë (tashmë vjetore) që organizohet nga Microsoft me qëllim promovimin dhe afrimin e zhvilluesve të rrjetit duke përdorur produktet e tyre si Windows, Windows Phone, Windows Azure dhe teknologji të tjera të Microsoft. E para u mbajt në vitin 2011 dhe shërbeu si një pasardhës i mirë dhe i suksesshëm i Konferencës së Zhvilluesve Profesional (Professional Developers Conference) dhe i konferencës MIX (që synonte zhvillimin e rrjetit përqëndruar në teknologjitë e Microsoft).

Në website e konferencës Microsoft shkruan: "Zhvilluesit mund të krijojnë eksperienca të reja për të arritur mijëra e miliona pajisje në tavolinat e punës, në xhepat dhe në dhomat e njerëzve. Klientët janë vetëm një klikim larg. Bashkohuni me ne në BUILD për një mundësi të paprecendent për të mësuar për zhvilluesit që ndërtojnë platformën Microsoft.