Baba Tomori, 14 vjeç dhëndër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Baba Tomori, 14 vjeç dhëndër.JPG

Baba Tomori, 14 vjeç dhëndër Gjinia: Poezi, komedi. Autori: Andon Zako Çajupi. Shtëpia botuese: "Emal". Viti i botimit 2010. Faqet e librit 168. ISBN 978-99956-47-86-9

Mbi librin

Vepra "Baba Tomorri" është një lirikë shoqërore. Në këtë vepër, me një ligjeratë poetike, fillon periudha e re në letërsinë tonë, atë të procedimit realist dhe kështu shkëputet nga romantizmi (Rilindja). Temën shoqërore Çajupi e zgjeron në veprën "Baba Musa Lakuriq". Në veprat me tematikë shoqërore ai trajton kurbetin i cili ishte plaga më e rrezikshme për shqiptarët në shek. XX sepse krijonte një psikologji specifike te njerëzit që largoheshin, por edhe te ata që kishin ngelur në shtëpi në pritje të kurbetçinjëve.

Çajupi ishte edhe vetëkurbetçi. Ai duke e njohur mirë temën e kurbetit, i ndikuar madje edhe nga letërsia popullore shkroi poezinë "Kurbeti". Përmes kësaj balade popullore, zbulon faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të këtij fenomeni. Sipas tij kurbeti është rrugë e njëkahshme, fati i kurbetçinjëve është tragjik. Tragjikja shprehet me atë se largohen nga familja dhe vendlindja duke krijuar trauma te vetja dhe te të tjerët. Flet për atë se sado që të fitojë materialisht dhe intelektualisht ai (kurbetçiu) prapë ka humbur se shkakton tragji morale, psikike dhe fizike në familje dhe kjo humbje nuk kompensohet me asgjë.

Personazhi kryesor është Mitrua i cili kthehet pas 20 vjetësh nga kurbeti, e vret të birin pse mendon se ishte dashnor i gruas, gruan që e pa në "corpus delikti" dhe e gjitha kjo është si pasojë e asaj se Mitrua gjatë kohës kish qëndruar në kurbet. Ai së pari e kish vrarë veten moralisht dhe psikologjikisht dhe të dyja këto gjatë riatdhesimit gërshetohen për të formuar një vrasje fizike në familjen që e priste kthimin e tij.

Çajupi këtë vepër e formon nga dy këndvështrime nga ai romantik dhe ai realist. Si romantik shfaqet mendimise gruaja mund t'i shërbejë atdheut, mund të jetë dashnore dhe grua ideale, të ketë bukuri të veçantë fizike dhe mendore, kurse si realist shfaqet me atë se gruaja ka pozitë inferiore ndaj burrit, pozitë të rëndë në familje, gruan e shikon si objekt vetëm brenda shtëpisë, si krah të vetëm pune për fushë dhe si individ të uzurpuar nga zakonet prapanike.

Poezia "Fshati im" nxjerr në pah pozitën diskriminuese të gruas në familje , përmes një dialogu impresiv ai arrin të depërtojë në psikologjinë e gruas së stërmunduar që edhe pse hesht flet më shumë. Veprimi artistik i poetit vërehet në atë se pozitën inferiore të gruas e shfaq përmes një heshtje, gjë që flet edhe për parazitizmin e burrit që freskohej ndër hije.