Babizmi
Appearance
Babizmi është lëvizja fetare e ndjekur nga babistët (persisht: بابی ها, Bābihā). Kjo lëvizje lindi në Persi në vitet 1844-1852, nga Siyyid `Alí-Muhammad di Shiraz, i cili kishte titullin Báb, ose Portë.
Ndryshe nga lëvizje të tjera islamike babizmi u nda nga Islami për t'i dhënë jetë një sistemi fetar të pavarur.
Që në origjinë babizmi u luftua dhe persekutua nga kleri islamik dhe nga autoritetet vendore persiane, dhe qe paraardhësi i fesë bahai.