Baleti në Shqipëri
Appearance
Në Shqipëri përpjekjet e para u bënë me tablotë koreografike dhe duke vënë në skenë pjesë të huaja klasike.
Më 1956, trupa e baletit u përforcua me profesioniste dhe nisën të vihen në skenë balete të zhanreve të ndryshme duke ngritur nivelin artistik. Në reporterin e Teatrit të Operas dhe të Baletit u vunë në skenë balete të zhanrit klasik: “Romeo dhe Zhuljeta”, “Paganini” etj. Një etapë e re nisi me krijimin dhe vënien në skenë të veprave nga autorë shqiptarë. Kështu lindi baleti kombëtar me vepra si “Halili dhe Hajria”, “Shote Azem Galica”, “Delina” etj. Shkolla shqiptare e baletit ka nxjerrë gjatë viteve nxënës që kanë spikatur jashtë vendit edhe pas viteve ‘90.