Banesa e Halil Çeleposhit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kulla e Halil Niman Qeleposhit ndodhet në fshatin Hasaj (Gashi i Gurit), që sot mban emrin Sopot, në zemër të Tropojës.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kulla e Halil N. QELEPOSHIT


Historia e ndërtimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo kullë 3 shekullore u rindertua së fundmi nga Halil Nimani në fillim të viteve 1900, ku Shqipëria po përjetonte kryengritjet kryesore për liri e pavarsi. Ai ishte marrë nizam (ushtar) me forcë nga Osmanet për t’i shërbyer Portës së Lartë në Anadoll si shumë e shumë shqiptar në këto troje. Ai la vetëm nënën në kullë për disa vite, derisa u arratis dhe u kthye në vendlindjen e vet. Kjo kullë është djegur tri herë. Së pari e kishin djegur turqit e vjetër (osmanet) dhe, pasi Halil Nimani e rikonstruktoi prap u dogj përsëri nga turqit e ri (xhon turqit) gjate kryengritjes se Malesise 1909-1912; po ashtu për herë të tretë nga sllavo-serbet gjatë viteve të shpalljes së pavarsise 1912-1913, ku dihet lufta dhe reprezalja që bënë sllavet për ta penguar shpalljen e shtetit Shqiptar duke djegë, vrarë e plaçkitur gjithë ato vise shqiptare të cilat kishin ngelur të pambrojtura.Kjo kulle eshte nder pak kulla qe kane mbetur ne Malesine e Gjakoves,Tropojes dhe jane deshmi e menyres se jeteses ne keto treva. Fortifikimi i larte tregon per mbrojtjen kundrejt armiqve te cilet ishin te shumte, sidomos ne Malesine e Gjakoves e cila ishta qendra e shume kryengritjeve kunder pushtuesve.

Perplasja e avionit luftarak me Kullen 1943-44[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kulla e Halil Niman Qeleposhit, Sopot Tropoje

Me pas, gjatë Luftes se Dyte Botërore kur Shqipëria ishte nën pushtimin nazist (1943-1944), një avion luftarak amerikan/anglez, ka pësuar defekt dhe është rrëzuar afër kullës duke e godituar dhe dëmtuar/çarë krahun e majtë të kullës— më pas avioni ka perfunduar në lumin Bistrica, i cili ndodhet afër shtëpisë. Pjestarët e ekuipazhit kishin pësuar lëndime të lehta.

Të bijtë e Halilit, pra Bali Halil Qeleposhi (1916 - 2002) dhe Muharrem Halil Qeleposhi (1933-2012), atë kohë e përshkruajnë si më poshtë:

" pas përplasjes së Bollanit (avionit luftarak), ne shkuam dhe i nxorem ushtaret Anglez nga avioni dhe i morem në mbrojtje në kullë edhe pse ky ishte nje rrezik shume i madh per ne sepse rrezikonim pushkatimin e gjithe burrave te fshatit sepse Shqiperia ishte e pushtuar nga nazistet Gjermane. Ishin 5 ushtarë, të cilët kishin pësuar lëndime të lehta por nuk ishin në gjendje të udhëtonin. Ne nuk dinim të komunikonim me ta, por ata silleshin mire me ne dhe na falenderonin për ndihmën që ju dhamë. Tek kjo kullë, rrëfejnë ata, kemi mbajtur këta ushtarë për rreth 1 muaj derisa e morën veten nga plagën dhe nga thyerjet e kockave që kishin pësuar nga aksidenti me avion, dhe më pas janë marrë peng nga nazistët gjermanë, të cilët kishin mësuar për vendodhjen e tyre për shkak të avionit të rrëzuar aty afër. Balia, djali i madh i Halil Qeleposhit, përshkruan se si nazistet i rreshtuan të gjithë burrat e fisin për t’i pushkatuar si bashkëpuntorë të amerikaneve/anglezve, por ishin shpëtuar nga një i afërm aty i cili fliste rusishten u shpjegoi situatën se si kishte ndodhur ngjarja dhe si shqiptarët e kanë traditë që të ndihmojnë ata që kanë nevojë për ndihmë, me qenë nevoja edhe me jeten e vet, dhe kështu Gjermanet e kishin kuptuar qëllimin e shtëpisë tonë. Më pas, nazistët gjermanë i kanë marrë ushtarët amerikan/anglez dhe i kanë dërguar në drejtim të Kosovës, dhe që nga ajo ditë mbetet enigmë fati i tyre. Nuk dimë a u vranë apo u mbajtën si robër lufte për t’u shkëmbyer më vonë në përfundimin e Luftës se Dytë Botërore, kanë rrëfyer dy djemtë e Halilit të shtyrë në moshë tashmë". (deklaratë e dhëne ne vitin 2000 kur Bali Halili ishte gjallë)

Pjesë e krahut te avionit luftarak gjetur afer kullës qe konfirmon llojin e avionit Halifax

Dhe sot ajo pjesë toke afër kullës dhe lumit Bistrica ka marrë emrin " Copa e Bollanit " apo "Toka e Avionit".

Kulla gjatë regjimit komunist, më saktë, në vitin 1973 u shpall monument kulture i kategorisë së parë. Më pas është rikonstruktuar 2 herë. Por gjatë këtyre 30 vite demokraci, nuk është shtire dorë për mirëmbajtjen e saj për vlerat kulturore, arkitekturore dhe historike që mban.


Informacione në lidhje me avionin luftarak[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne maj te vitit 2020 eshte gjetur afer Kullës nga nipi i Halil Nimanit, A M. Qeleposhi një pjese alumini ne gjendje shume te mire dhe ku mund te dalloheshin edhe numrat serial. Pas kerkimeve online neper grupe te avioneve luftarak te luftes se dyte boterore ku jane kontaktuar ish pilote dhe prefesioniste te kesaj fushe konfirmohet nga ish-piloti i forcave ajrore Kanadeze dhe drejtori i shpetimit te Halifax 57 ne Kanada Karl Kjarsgaard qe kjo pjese i perket krahut të një avioni luftarak Halifax 57 Anglez te luftës së dytë boterore. Por mbetet enigmë fati dhe identifikimi i pjestareve te avionit te cilet qendruan ne kete Kulle per rreth 1 muaj.

Përbërja e Kullës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kulla është e ndertuar nga guri dhe ka mure 90cm  deri ne 1m të gjera. Është e rrethuar me avli: mur guri dhe frengji poashtu. Kati i parë i kullës është shfrytëzuar për të strehuar bagëtinë, ndërsa katet e sipërme shfrytëzoheshin për banim. Në kate ngjitesh me shkallë druri, të cilat në disa raste përbëhen prej një trungu të vetëm të dhëmbëzuar në formë shkalle. Dhomat e banimit janë të mobiluara thjesht, me orendi të punuara me dru dhe të gdhendura me motive floreale gjeometrike ose të kombinuara. Në faqën kryesore të dhomës, përballë shkallës, vendoset oxhaku karakteristik me përmasa të mëdha. Në përgjithësi, këto ambiente janë të errëta dhe ndriçohen vetëm nëpërmjet dritareve të vogla dhe frëngjive të mbrojtjes, të cilat lihen në të katër anët.

Gjithashtu kishte hamamet (banjot) që shërbenin në rast mbyllje apo rreziku që kanosej po të dilje jasht. Sipër derës kryesore ishte një lloj hapesire që në rast se do vinte armiku të thyente derën, mund t’i hidhej ujë të vluar në kokë. Gjithashtu, kulla karakterizohet nga frengji të shumta rreth e rreth.

Nëpërmjet frëngjive, malësorët janë mbrojtur nga armiqtë (hasmi) dhe siguronin jetën e gjithë pjesëtarëve të tjerë të familjës, gjatë kohës së gjaqeve ose sikurse thuhet ndryshe gjatë gjakmarrjeve. Gratë dhe fëmijët ndihmonin meshkujt e familjës me fishekë ose mbushnin armët me barut, të cilët i përdonin burrat në luftën mbrojtëse të tyre kundër armiqve.

-Pjesë karakteristike e kullës është edhe dyshekllaku, ajo ka shërbyer për vendosjen e dyshekëve, jorganëve dhe gjërat që zakonisht janë përdorur për oda, por në raste kur ka pasur mysafirë në odë, dikush i shtëpisë ka fjetur në dyshekllak, për t’i ofruar siguri maksimale mysafirit. Dyshekllëku prej druri i jep kullës një pamje impozante.

-Pjesët tjetra karakteristike të kullës janë edhe divahanja dhe dhoma e miqëve ose oda e burrave. Odat luanin rolin e një institucioni juridik, shoqërorë e politik. Aty u mbajtën tubime të ndryshme me rëndësi për tërë shqiptarinë. Në oda kultivohej mençuria dhe  filozofia e thellë e popullit, si dhe atdhedashuria, ato ishin sinonim i lirisë. Pikrisht për këtë, ato gjithëherë ishin në shënjestër dhe u sulmuan nga pushtuesit tanë barbarë, shumë nga to u rrënuan nga armiqët gjatë lufterave te shumta por u ngritën sërish.

-Në odën e burrave pas darke ishte traditë të luhej “loja me kapuça”. Të gjithë kanë nga një kapuç, ai që ka radhën do të fsheh një objekt të vogël poshtë kapuçit dhe të tjerët duhet ta gjejnë.

-Varur në mur në odën e burrave është çiftelia, lahuta dhe pushka. Pothuajse çdo natë burrat këndonin dhe luanin muzikë me këto vegla muzikore. Më pas ishte tradite që të shtiej me armë në ajër që armiqtë të degjonin krismat dhe ta dinin që ishin te gatshem dhe të armatosur në rast të ndonjë sulmi.

-Gratë dhe fëmijet nuk hynin asnjëherë në odën e burrave. Gratë edhe kafenë e sillnin deri te dera, dhe më pas e merrte një burrë tabakanë dhe i shërbente kafenë mikut.

-Miku i njohur apo i panjohur (thjesht që i kishte rënë rruga andej) nuk dilke nga kulla pa ngrënë. “Bukë e kripë e zemër të bardhë” -thoshte  i zoti i shtëpisë në të tilla raste.

Pjesemarrës në lufte[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga kjo shtëpi kemi një deshmor te atdheut I. QELEPOSHI i cili u vra gjate pushtimit te Shqiperise nga Perandoria Austro-Hungareze. Dhe nje veteran S A. QELEPOSHI pjesmarres ne luften e fundit te Kosovës. Pjestar i UÇK-së ne Brigaden "Agim Ramadani" 138 në Kosharen legjendare ku u thye kufiri shqiptaro- shqiptar me 9 prill 1999.


https://komveterani.net/repository/docs/VETERANET_brig_138.pdf Arkivuar 7 maj 2021 tek Wayback Machine