Banesa përdhese dhe kulla e Zef Ndocajt në Kodër Spaç

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Banesa e Zef Ndocajt është shpallur Monument Kulture nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës në vitin 1973.Kjo banesë ashtu sikurse edhe të tjera të krahinës së Mirditës, kane veçanti dalluese tiparet e qarta mbrojtëse dhe mënyra e realizimit të tyre.  Qëllimit kryesor, sigurimit të një jetese të mbrojtur, i nënshtrohet gjithçka: trualli, skema kompozicionale e banesës me kthina të vendosura në lartësi, formulimi arkitektonik I jashtëm me masa të mbyllura, futja e shkallëve brenda, porta, streha e çatisë, etj.

Banesat e fortifikuara zakonisht janë të ndërtuara në pozicione të mbrojtura ndërsa elementët tipologjike e funksionale si dhe ato konstruktive arkitektonike e dekorative, janë të ngjashme me ato të banesave të fortifikuara të Matit.

Disa veçanti paraqesin ndërtesat e fortifikuara në « bajrakët » e tjerë të Mirditës, Orosh dhe Spaç  si Banesa përdhese dhe kulla e Zef Ndocajt në fshatin Kodër Spaç dhe Banesa e Prend Lleshit në fshatin Mashtërkor. Kullat janë ndërtuar kryesisht nga familje të fuqishme dhe të tilla quhen ato me 2 kate.

Kulla mund të ketë tre, katër ose më shumë oda. Atje ku mungon kasollja, oda përdhese përdoret për bagëtinë. Një shkallë e ngushte posa hyn tek dera të shpie në odën e burrave ku priten miqtë dhe ku qëndron oxhaku.

Oda nuk ka shumë mobilie, nëpër kënde është shtrirë ndonjë mutaf ose ndonjë lëkurë deleje, andej-këndej, nëpër odë sheh shkaminj trekëndësh e të shkurtër, ndonjë fron të moçëm të skalitur dhe fort të bukura dhe ndonjë sënduk të vjetër të skalitur. Në qoshen e këndit mund të vësh re ndonjë cung druri, i cili përdoret në vend të jastëkut. Në të dyja anët e oxhakut dhe në mur mbi dy këndet janë kamaret të mbyllura në dërrase të skalitur, kanë pamje të bukur dhe i zoti i shtëpisë vë takëmet e kafesë.


Forma planimetrike më të zakonshme e banesave të fortifikuara në Orosh e Spaç është ajo me qoshe e cila formohet duke i bashkëngjitur volumit kryesor të banesës, nje shtojcë. Në kthinat e shtojcës, janë të vendosura nyjet sanitare të kateve.  Banesat e fortifikuara të Mirditës, janë të pajisura me çikma po ndryshe nga çikmatë e Matit e nuk përmajnë dritare, por vetëm frëngji.  Siç duket çikmatë e Mirditës e kanë humbur funksionin e ndenjjes dhe janë kthyer vetëm në elemente mbrojtës.


Disa veçanti paraqesin ndërtesat e fortifikuara në « bajrakët » e tjerë të Mirditës, Orosh dhe Spaç respektivisht: Banesa përdhese dhe kulla e Zef Ndocajt në fshatin Kodër Spaç dhe Banesa e Prend Lleshit në fshatin Mashtërkor ku kulla nuk arriti të depërtojë në shtresat e tjera të fshatarsisë. Ato janë ndërtuar kryesisht nga familje të fuqishme. Forma planimetrike më të zakonshme e banesave të fortifikuara në Orosh e Spaç është ajo me qoshe e cila formohet duke i bashkëngjitur volumit kryesor të banesës, nje shtojcë. Në kthinat e shtojcës, janë të vendosura nyjet sanitare të kateve.


Banesat e fortifikuara të Mirditës, janë të pajisura me çikma po ndryshe nga çikmatë e Matit, muk përmajnë dritare, por vetëm frëngji. Siç duket çikmatë e Mirditës e kanë humbur funksionin e ndenjes dhe janë kthyer vetëm në elemente mbrojtës.

Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]