Jump to content

Barbara D'Urso

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Barbara d'Urso)
Barbara D'Urso
Vite aktiviteti1977 – present
Bashkëshorti/jaMichele Carfora (2002–2006)
FëmijëGiammauro Berardi
(b. 1986)
Emanuele Berardi
(b. 1988)
Faqja në rrjetwww.barbaradurso.com

Barbara D'Urso, e lindur Maria Carmela D'Urso (Napoli, Itali më 7 maj të viti 1957) është një aktore dhe këngëtare televizive Italiane.

Barbara D'Urso ka lindur në Napoli, Campania. Babai i saj është nga Laurenzana, dhe nëna e saj ka lindur në Sant'Eufemia d'Aspromonte.[1] Ajo bëri debutimin e saj në vitin 1977 në programin Goal, së bashku me Diego Abatantuono, Teo Teocoli dhe Massimo Boldi. Vitin e ardhshëm mori pjesë në shfaqjen e varietetit "Stryx". Në vitin 1979 ajo paraqiti programin Che combinazione transmetuar në Raidue, dhe vitin e ardhshëm, së bashku me Pippo Baudo, ajo u shfaq në Domenica In në Raiuno. Në të njëjtin vit, 1980 ajo debutoi edhe si këngëtare, me këngën Dolceamaro, e cila nuk ishte shumë e suksesshme.[2]

Në vitin 1984 ajo u shfaq lakuriq në kopertinën e përparme të revistave Playboy dhe Playmen.[3]Pas kësaj, ajo fillon të punojë për televizionin e Berluskonit: ajo mori pjesë në një triller televiziv, dhe në vitin 1995 ajo gjithashtu prezantoi Agenzia matrimoniale,[4] por ajo kthehet në RAI me In Famiglia[5] së bashku me Le ragazze di piazza di Spagna,[6] Donne di mafia dhe Una donna scomoda.

Ajo mori famë në moderimr si rezultat i performancës së saj në La dottoressa Giò (në vitin 1997).[7]

Që atëherë ajo ka marrë pjesë në shumë reality show. Për tre vjet d'Urso paraqiti tri botime të Grande Fratello, versioni italian i Big Brother (një në vitin 2003 dhe dy botime në vitni 2004).[8] Në vitin 2005 ajo ishte mikpritësja e versionit italian të The Farm. D'Urso e ruajti këtë rol për dy vjet. Në qershor të vitit 2005 ajo kishte një rol në serialin televiziv Ricomincio da me.[9]

Në vitin 2006 ajo morri pjesë në "Reality Circus" i cili ishte shumë i pasuksesshëm[10] dhe në vitin 2007 me Uno due tre stalla[11]

Në janar të viti 2008 ajo paraqiti Mattino Cinque me Claudio Brachino[12] kjo u pasua në pranverë të vitit 2008 me Lo show dei record, dedikuar Rekordeve Botërore të Guinnessit. Në vjeshtën e vitit 2008, ajo prezantoi shfaqjen kryesore të kohës Fantasia, ndërsa në sezonin 2008/2009 ajo priti Pomeriggio Cinque dhe Mattino Cinque.

Në sezonin 2009/2010, ajo u largua nga Mattino pesë dhe u bë prezantuesja e Domenica Cinque, një program i së dielës pasdite, dhe që nga viti 2011, ajo paraqet Pomeriggio 5.[13] Në sezonin 2011 ajo u zëvendësua nga Federica Panicucci.

  1. ^ Barbara talks about her origin in an interview of Victoria Cabello, in the TV show Victor Victoria - Niente è come sembra.
  2. ^ "Sito Orrore a 33 giri" (në italisht). 24 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2016. Marrë më 13 nëntor 2017.
  3. ^ "Sito gossipblog.it" (në italisht). 25 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2017. Marrë më 13 nëntor 2017.
  4. ^ "Ambra, matrimonio da "Favola". La D'Urso sostituisce la Flavi". Corriere della Sera (në italisht). Italy. 27 shtator 1995. fq. 29. Marrë më 30 nëntor 2009.
  5. ^ "Arriva la coppia Timperi-D'Urso". Corriere della Sera (në italisht). Italy. 27 shtator 1996. fq. 37. Marrë më 30 nëntor 2009.
  6. ^ ""Piazza di Spagna" torna Attori: no alla serie lunga". Corriere della Sera (në italisht). Italy. 5 mars 1999. fq. 37. Marrë më 30 nëntor 2009.
  7. ^ "Rai vietata a Barbara D'Urso "dottoressa" tv anti Gardini". Corriere della Sera (në italisht). Italy. 29 tetor 1998. fq. 36. Marrë më 30 nëntor 2009.
  8. ^ "Marcuzzi verso il Grande fratello". Corriere della Sera (në italisht). Italy. 30 nëntor 2005. fq. 43. Marrë më 30 nëntor 2009.
  9. ^ Aldo Grasso (3 janar 2006). "La fiction italiana piena di stereotipi". Corriere della Sera (në italisht). Italy. fq. 47. Marrë më 30 nëntor 2009.
  10. ^ "Reality Circus: fine anticipata". Corriere della Sera (në italisht). Italy. 17 tetor 2006. fq. 55. Marrë më 30 nëntor 2009.
  11. ^ Sandra Cesarale (17 mars 2007). "Dodici pupe contadini. E Barbara D'Urso sfida Simona Ventura". Corriere della Sera (në italisht). Italy. fq. 53. Marrë më 30 nëntor 2009.
  12. ^ Aldo Grasso (5 tetor 2008). "La "Fantasia" è solo nel titolo". Corriere della Sera (në italisht). Italy. fq. 61. Marrë më 30 nëntor 2009.
  13. ^ Emilia Costantini (1 shtator 2009). "In tv temo il duello con Baudo. E a teatro sfido il mito Streep". Corriere della Sera (në italisht). Italy. fq. 37. Marrë më 30 nëntor 2009.

Linqe të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]