Jump to content

Bardhyl Çipi Nje jete konsakruar mjekesise ligjore.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Bardhyl Cipi. Nje jete perkushtuar mjekesise ligjore.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bardhyl  Çipi eshte mjek ligjor, qe rrjedh nga nje familje mjekesh. Ka lindur në Tiranë më 1947 dhe banon në Tiranë,  martohet ne  vitin 1983 dhe behet prind i dy djemve.

Babai i tij, Spiro Çipi ishte nje nder themeluesit e Mjekesise Ligjore ne Shqiperi  mbas luftes se dyte boterore. Pasionin per Mjekesine Ligjore e mori nga babai i tij dhe u mundua t’ja percjelle djalit te tij Rezart, po ashtu mjek ne spitalin ushtarak Tirane.

Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë (1964) me cilësimin “i shkëlqyer”, ndoqi studimet e larta ne 2 fakultete paralelisht,  në Fakultetet e Mjekësisë dhe ate te Drejtësisë të Universtietit të Tiranës. U diplomua “mjek i përgjithshëm” (1969) me cilësimin “i dalluar” dhe “jurist” (1972) me cilësimin “i shkëlqyer”.

U emërua më 1970 pedagog në katedrën e Anatomisë Normale dhe më pas në atë të Mjekësisë Ligjore të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Përveҁ mësimdhënies në lëndët e Anatomisë Normale, Mjekësisë Ligjore, në Fakultetet e Mjekësisë dhe Drejtësisë të UT dhe të Universitetit të Tetovës në Maqedoninë e Veriut,  futi per here te pare ne Shqiperi lenden e Etikës dhe Bioetikës, pas viteve 1990.

U specializua për kryerjen e ekspertimeve mjekoligjore dhe atyre të Antropologjisë  Mjekoligjore dhe ka marrë pjesë në drejtimin e ekspertizave të ndërlikuara në Shqipëri dhe disa në Kosovë, deri në vitin 2015.

Gjatë kësaj periudhe ka qenë për 7 vite drejtor i Institutit te Mjekësisë Ligjore ne Tirane dhe për shumë vite të tjera drejtues i departamentit të Anatomisë Patologjike dhe Mjekësisë Ligjore të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Emerohet  kryeredaktor i revistës “Buletini i Mjekësisë ligjore”, me pas, drejtues i sektorit të Antropologjisë mjekoligjore (Forensic Anthropology) të IML.  Bashkëpunon ngushtë per shume vite me Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë për problemet etike dhe mjekoligjore,  si edhe me Sektorin e Bioetikës në UNESCO.

Ka fituar titujt pedagogjiko-shkencor: Kandidat i Shkencave (1981), Docent (1987), Doktor (1994), Profesor (1994).

Ka kryer katër specializime në vitet 1995, 1996, 1997, 1999 në Institutet Mjekoligjore të Parisit dhe Lionit në Francë dhe në Institutin e Bioetikës “Hastings Center” në SHBA.

Ka marrë pjesë në mbi 200 konferenca, seminare, kongrese, workshope, në Shqipëri dhe në vendet e ndryshme të Evropës, Azisë, Afrikës, në SHBA dhe Kanada si pjesëmarrës dhe në mjaft raste organizues, moderator i tyre, duke paraqitur në to studime të shumta shkencore.

Ka botuar 20 tekste mësimore dhe monografi dhe mbi 150 artikuj shkencorë brenda dhe jashtë vendit, disa dhjetera artikuj në shtypin e përditshëm në Shqipëri, pjesëmarrës në shume biseda televizve  mbi problemet e ndryshme mjekoligjore.

Ai ka qenë drejtues i shume doktoraturave të fakultetit të mjekësisë në Tiranë, të masterave dhe dhjetera temave  shkencore të studentëve si  dhe botimeve shkencore. Ka marrë pjesë në drejtimin e disa projekteve në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Evropës dhe Amerikës, në fushat e mjekësisë ligjore dhe bioetikës.

Pas daljes në pension në vitin 2015, ai ka vazhduar përsëri  të marrë pjesë aktive në mësimdhënien e lëndëve të Mjekësisë Ligjore, Bioetikës Mjekësore, Pskiatrisë Mjekoligjore dhe Histologjisë në disa universitete dhe kolegje universitare të Tiranës, publike dhe private.

Njëkohësisht, ai po kryen tani shqyrtimin e rasteve të ndryshme mjekoligjore, jo me anën e kryerjes së autopsive, por me studimin e problemeve që kanë dalë prej tyre, ose kanë mbetur të pasqaruara si dhe me analizën mjekoligjore të ngjarjeve të veҁanta me vlera historike, të ҁështjeve të ndryshme të Bioetikës Mjekësore etj., të pasqyrura kryesisht në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe në botime të shumta të viteve të fundit. Nga viti 2023 jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku eshte pranuar si anetar i Akademise Shqiptaro - Amerikane te Nju Jorkut.


Librat e botuar prej tij si autor dhe bashkëautor:

Tekste mësimore

1-Çuberi B, Çipi B, Meksi S. Mjekësia Ligjore, SHBU, Juridiku, Tiranë 1983

2-Çipi B ba, Mjekësia Ligjore Juridike SHBU Juridiku Tiranë 1991

3-Çipi B ba, Bazat e Mjekësisë Ligjore SHBU Mjekësi Tiranë 1992

4-Çipi B, Meksi M, Etika dhe Deontologjia Mjekësore SHBU Tirana 1996

5-Meksi S, Çipi B, Mjekësia Ligjore, SHBU, Tiranë 2003

6-Çipi B. Mjekësia Ligjore Klinike ( përshtatur nga Bardhyl Çipi), SHBU Tiranë 1994

7-Çipi B, Meksi M, Etika Mjekësore, Tiranë, 2013

8- Meksi M Çipi B, Bazat e Mjekësisë Ligjore Tiranë 2013

9-Çipi B., S.Çipi, Manual i Mjekësisë Ligjore, Univerasiteti i Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i

Mjekësisë, Këshilli botues i Fakultetit të Mjekësisë, Dept An.Pat.- Mjekësi Ligjore,

KLEAN.Shpk, Tiranë 2015, 1000 faqe

10-Çipi B, Haliti N, Sinamati A, Mjekësia Ligjore, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti I

Mjekësisë, Katedra e Mjekësisë Ligjore, Shtypshkronja KGT, Prishtinë 2017, 820 faqe (nominuar nga

Akademia e Shkencave të Shqipërisë. për çmimin shkencor kombëtar “Radovicka” 2017), 800 faqe

11. Çipi S., Çipi B. Mandro I, Meksi S.etj. Mjekësia Ligjore Kriminalistike, Akademia e Sigurisë,

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Dept i formimit të përgjithshëm dhe Juridik, Tiranë 2020.

12. Çipi B, Sinamari A, Bioetika Mjekësore, Albanian University, Fakulteti i Shkencave Tiranë,

Shtëpia botuese dhe shtypshkronja Flamuri, Tiranë 2023

Monografi

1-Çipi B, Probleme antropologjike etj. SHBU Mjekësi, Tiranë 1984

2-Çipi B, Bioetika në një këndvështrim mjekoligjor, Shtëpia Botuese N.Frashëri,Tiranë 2001, 2005

3-Çipi B, Bioetika në një këndvështrim mjekoligjor, N.Frashëri, botim i dytë, Tirana 2005

4-Çipi B, Hysa B., Hadëri S.,Aspekte mjekësore, ekonomike dhe juridike të shkeljeve mjekësore

në Shqipëri, Shtëpia botuese “Mbrothësia” Tiranë 2001

5-Çipi B. Identifikimi i personit: Antropologjia, Odontologjia, Biologjia Mjekoligjore (Aplikimi i

tyre në Shqipëri), Universiteti i Tiranës, Dept. Anat. Pat.- Mjekësi Ligjore . Këshilli botues

ShBLU, Tiranë 2011, 336 f.

6-Çipi B, Bioethics in Albania nowadays, A publication in the framework of Losinj Days of

Bioethics, Tirana 2016, 204 f

7-Tranzicioni shqiptar në lupën e Mjekësisë Ligjore, Kolegji universitar i Biznesit, Shtëpia Botuese dhe

shtypshkronja “Flamuri”, Tiranë 2018

8- Çipi B, Prova Shkencore të Vdekjeve Mbresëlënëse, Kolegji universitar i Biznesit, , Shtëpia

Botuese dhe shtypshkronja “Flamuri”, Tiranë 2023