Jump to content

Bardhyl Berberi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bardhyl Berberi, shkrimtari i njohur që çon më tej lavdinë e qytetit të Pogradecit.

Bardhyl Berberi (Pogradec, 27 Korrik 1953) është gazetar, shkrimtar shqiptar, me një numër të konsiderueshëm romanesh të botuara në Shqipëri dhe jashtë vendit. Vitet e fundit ai ka botuar disa romane edhe në Suedi.

Një krijimtari e shumtë që ka kulmuar me disa romane e skenarë të vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare që pasurohet çdo ditë.

Shkrimtari i njohur Bardhyl Berberi, tashmë ka krijuar profilin e tij dhe ka një zë të vetin në letërsinë shqiptare bashkëkohore. Më tepër se sa numri i librave të botuara, në krijimtarinë e tij spikat tematika e trajtuar, arti i të shkruarit, gjë që ka sjellë jo vetëm interesin e lexuesve, kritikëve vendas, regjisorëve, por dhe atyre të huaj.

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ne shtigjet e lirise: drame 1983
  • Ndodhi ne mobileri: komedi 1984
  • Telegrame nga Pogradeci: komedi 1984
  • Jo keshtu: komedi - 1990
  • Tranzicion : novela - 1999
  • Vrasja e shpirtit : roman - 2000
  • Ne burgun e selanikut : roman - 2003
  • Hakmarrje ballkanike: skenar filmi me regjisorin francez Fushe 2004
  • Lule te vyshkura ne prill : roman - 2005
  • Një vrasje në Shën Valentin : roman - 2007 ( Fitues i çmimit "Kuteli".
  • Një natë në Çikago : roman - 2010
  • Në shtëpinë e tyre këndoi kukuvajka : roman - 2012
  • Dashuri e mallkuar : roman - 2014
  • Mëkati i gjeneralit në Prishtinë : roman - 2017
  • Fustanet e nuserise jo per dashurite e medha: roman 2021