Jump to content

Bargjana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Është gurra më e madhe e më rëndësishme në Mirditë që buron në majë të një shkëmbi të bardhë, në të djathtë të lumit Fani i Vogël. Lartësitë e malit të Zepes ia shtojnë bukurinë dhe madhështinë kësaj rrjedhe që zbret vrullshëm nga shpati malor.

Skeda:Bargjana.jpg
Bargjana...

Prej vitesh ishte projektuar shfrytëzimi i këtij uji për banorët e zonës së Kthellës, por vetëm në këtë kohë po realizohet një projekt i rëndësishëm për këtë qëllim. Ujët e Bargjanës së shpejti do të ndërrojë rrjedhë për t'u ardhur në ndihmë banorëve në Rrëshen, Tarazh, Prosek, Malaj, Përlat, Kodër Rrëshen etj. Bargjana, me përfundimin e tij, do të jetë ujësjellësi më i fuqishëm dhe më modern i Mirditës.