Jump to content

Barometri Harvard

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Barometri Harvard apo Barometri i Komitetit mbi Zhvillimin Ekonomik i Universitetit Harvard ishte një ndër mjetet parashikuese të zhvillimeve ekonomike pas luftës së I-rë botërore.

Nga vargjet empirike u formësuan tri vargje. Vargu i parë merrej si vargu i spekulimi (kursi i akcizave të industrisë, debutimet e bankës së Nju Jorkut), vargu i dytë i quajtur edhe vargu i veprimtarisë së sipërmarrjes (debutimet jashtë bankës së Nju Jorkut, çmimet e tregtisë me shumicë), dhe vargu i tretë, vargu i tregut të parasë (gjiroja e diskonit për këmbimin e mallrave). Këtu, lakorja e spekulimit nxiton përpara asaj të veprimtarisë e kjo e fundit atë të tregut të parasë.

Pas vitit 1924, të dhënat e llogaritura të saj mbeten prapa parashikimeve aq sa që Barometri Harvard u dëbua nga përdorimi prej sistemeve tjera barometrike dhe prej metodave tjera të kërkimit për nxitimet në zhvillimin ekonomik.