Bashkëjetesë me kohën
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Bashkëjetesë me kohën Gjinia: Kujtime. Autori: Teodor Laço. Shtëpia botuese: "Tirana Times". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 400. ISBN 978-99956-809-2-3
Fragment nga libri
Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.
Bota (perëndimore, siç thuhet rëndom) na hapi shumë semaforë, por ne ecëm drejt tyre duke shtyrë njëri – tjetrin me bërryla, duke u rrëzuar e thyer hundët, pa ia dhënë dorën njëri – tjetrit dhe ca më keq, duke u përleshur e kacafytur dhe kemi mbërritur te ata kur drita jeshile ishte shuar. Kështu... vazhdojmë të jemi në pritje që të shuhet drita e kuqe.
Me qenë se fati, por edhe mëtimi e ambicia, e sollën që edhe unë të jem pjesë e politikës si deputet, ministër, ambasador, drejtues i një partie të vogël, që ia doli të jetë e përfaqësuar në parlament, në këtë këndvështrim do të mundohem ta shoh veten dhe të tjerët në dekadën që përfshihet te ky libër.