Bashkëtingëllorja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bashkëtingëllore)

Bashkëtingëllorja është një tingull i të folurit që përftohet me mbyllje të plotë ose të pjesshme të traktit vokal. Shembuj janë [p] dhe [b], të shqiptuara me buzë; [t] dhe [d], të shqiptuara me pjesën e përparme të gjuhës; [k] dhe [g], të shqiptuara me pjesën e pasme të gjuhës; [f], [v] dhe [s], të shqiptuara duke shtyrë ajrin përmes një kanali të ngushtë; dhe [m] dhe [n], të cilat kanë ajër që rrjedh nëpër hundë (hundore). Në kundërvënie me bashkëtingëlloret janë zanoret.