Basri Çapriqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Basri Çapriqi (Krythë e Ulqinit, 15 janar 1960 - 14 janar 2018) ka qenë profesor i asocuar shqiptar i letërsië shqipe, gazetarisë, letërsisë së përgjithshme dhe krahasimtare.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 15 janar 1960 në Krythë të Ulqinit. Ka studiuar letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1983. Ndjek studimet e magjistraturës në Prishtinë. Magjistron me temën Format antitetike të tekstit letrar në poezinë e sotme shqipe në vitin 1987. Studion letërsi skoceze në Universitetin e Edinburgut. Merr diplomë me temën Poezia konkretiste e Edvin Morganit në vitin 1994. Doktoron në Prishtinë në vitin 2004 me temën Simboli në poezinë e sotme shqipe. Çapriqi është autor i shumë librave me poezi e kritikë letrare. U nda nga jeta më 14 janar 2018.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]