Jump to content

Baton Rouge

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Baton Rouge
Baton Rouge
Qytet
Popullsia
 • Gjithsej(2.010) 229.553
Faqja zyrtarewww.brgov.com

Baton Rouge (shqiptohet: Baton Ruzh) është kryeqyteti i shtetit LuizianaSHBA-së. Ai qyteti i dytë më i madh në shtet, dhe kishte një popullsi prej 229.553 banorësh në regjistrimin e vitit 2010.

Baton Ruzh është një qender industriale, petrokimike, mjekësore, kërkimore dhe e rritjes teknologjike e jugut amerikan. Porti i Baton Ruzhit është porti i dhjetë më i madh në Shtetet e Bashkuara në aspektin e tonazhit të përpunuar.

Baton Ruzh ka një ekonomi të fortë që ka ndihmuar qytetin të renditet si një nga "10 vendet më të mirë për të rriturit" në vitin 2010 nga ana e Revistës Portofol dhe një nga 20 qytetet më të mirë në Amerikën e Veriut për fuqinë ekonomike nga Instituti Brookings. Në vitin 2009, qyteti u rendit si qyteti i 9-të më i mirë në vend për të filluar një biznes të ri nga CNN. Lamar Advertising Company e ka selinë e saj në Baton Ruzh.