Baza Ajrore Farkë
Misioni:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Baza Ajrore Farkë, në përbërje të Forcës Ajrore me kapacitetet e veta kryen mbështetjen me transport të mesëm të trupave, materialeve dhe evakuim shëndetësor në operacione luftarake dhe joluftarake, operacione humanitare dhe të shërbimit SAR si dhe detyra të tjera në interes të operacionit.
Detyrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka për detyrë që në bashkëveprim me strukturat e Forcës Ajrore dhe të forcave të tjera të FA të sigurojë mbështetjen ajrore në operacionet e përbashkëta. Në kuadër të realizimit të misionit kryen këto detyra kryesore:
- Të sigurojë gatishmërinë luftarake të mjeteve fluturuese që ka në përdorim në përputhje me nivelet operacionale të përcaktuara,
- Të realizojë përmbushjen e detyrave luftarake dhe atyre stërvitore në përputhje me standardet e ICAO, Eurokontroll dhe NATO,
- Të realizojë transport trupash, materialesh dhe VIP në operacione luftarake,
- Të mbështesë dhe kryejë operacione humanitare në ndihmë të popullsisë (emergjencat civile dhe fatkeqësitë natyrore),
- Të kryejë detyra të zbulimit dhe rikonicion me interes kombëtar dhe NATO në drejtim interesi,
- Të kryejë monitorim sipas situatave të kufirit detar dhe tokësor në interes të detyrave speciale si dhe interes të vendimmarrjeve të shpejta,
- Të zhvillojë më vete ose në bashkëpunim me të tjerët operacionet e kërkim-shpëtimit,(SAR),
- Të sigurojë përgatitjen dhe trajnimin e personelit sipas teknologjisë në përdorim dhe standardeve në interes të plotësimit të misioneve në lloje të ndryshme operacioni,
Të sigurojë dhe realizojë shërbimet e mirëmbajtjes në kohë dhe sipas kërkesave teknike të përcaktuara si për mjetet ajrore, ashtu edhe për mjetet tokësore që ka në përdorim,
- Të realizojë operacione MEDAVAC transport të sëmurësh,
- Të marrë pjesë dhe mbështesë stërvitjet e ndryshme “Joint” me FA dhe institucionet e tjera të vendit.