Jump to content

Baza Ajrore e Gjadrit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Baza ajrore e Gjadrit filloj të ndërtohet duke zgjatur nga viti 1969 deri diku nga mesi i viteve 1970. Veçantia e kësaj baze, është ndërtimi afër malit pranë fshatit Zadrimë, me qëllim që avionët të futeshin në strehim direkt pas uljes. Strehimi përbëhet prej një tuneli rreth 600 metra të gjatë në formë ‘U’-je që mund të strehojë rreth 50 avionë sëbashku me personelin. Hapja e bazës shënohet në 15 mars 1974, ndërsa një vit më parë, për festën e Forcave të Armatosura, në 10 korrik 1973 u ul avioni i parë. Kjo bazë u bë "shtëpia" e Regjimentit të ri 5646 të Gjuatësve, duke përmbledhur fillimisht një Skuadrilje me gjuajtësin “F-6/MiG-19S”. Më pas, në maj 1976, në bazë erdhën gjashtë trainues të avancuar “FT-5 “ (një version kinez dyvendesh i ardhur nga MiG-17) dhe pak kohë më vonë një Skuadrilje “F-7A/MiG-21F-13”. Kompletimi përfundimtar u bë në 16 tetor 1976, kur një Skuadrilje e terë “F-6/MiG-19S” mbërriti në Gjadër e ardhur nga Kuçova. Pas kësaj, baza cilësohej njësia më e armatosur e Forcave Ajrore Shqiptare. Vitet e fundit të funksionimit njësia u riemërtua Regjimenti 4010 i Gjuajtësve.