Jump to content

Bazat e programimit në C++

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Për shkruarje të programeve të ndryshme në kompjuter, aktualisht shfrytëzohen disa gjuhë programuese. Por, njëra ndër gjuhët programuese më të përhapura është gjuha programuese C++. Këtu, me qëllim të përvetësimit të teknikës së programimit në këtë gjuhë, do të shfrytëzohet versioni 7.0 i saj, që gjendet në përbërje të pakos me programe Visual Studio .NET, i kompanisë softverike Microsoft. Në kuadër të pakos në fjalë gjendet edhe e ashtuquajtura Rrethinë Zhvilluese e Microsoftit (ang. Microsoft Development Environment, ose shkurt MDE), përmes së cilës programet në këtë gjuhë shkruhen, editohen, kompajlohen, ekzekutohen, ruhen në disk, thirren nga disku etj.

Procesi i krijimit të programit ekzekutiv nga programi burimor

Programi i shkruar në gjuhën programuese C++ paraqet program burimor dhe si i tillë ruhet në një fajll burimor. Me procesin e kompilimit, kontrollohet saktësia e komandave të shkruara dhe nëse nuk ka gabime, programi burimor përkthehet në program objektiv. Gjuha e makinës dhe gjuha asembler meqë janë të afërta me logjikën e punës së kompjuterit, njihen si gjuhë të ulta programuese (ang. Low-level languages). Me qëllim të lehtësimit të procesit të programimit, shfrytëzohen gjuhë të larta programuese (ang. High-level languages) të cilat janë të afërta me logjikën e punës së njeriut, ku njëra ndër to është edhe C++. Nënkuptohet se programet e shkruara në gjuhët e larta programuese nuk kuptohen drejtpërdrejt nga kompjuteri. Prandaj ato duhet të përkthehen në gjuhën e makinës duke shfrytëzuar programin i cili njihet si kompilues (ang. Compiler). Programi i përkthyer në gjuhë të makinës thuhet se paraqet një program objektiv ose kod objektiv. Programi i shkruar në gjuhën programuese C++ paraqet program burimor dhe si i tillë ruhet në një fajll burimor. Me procesin e kompilimit, kontrollohet saktësia e komandave të shkruara dhe nëse nuk ka gabime, programi burimor përkthehet në program objektiv. Në fund për ta fituar programin ekzekutiv, përmes linkuesit (ang. Linker) fajllit objektiv i shtohen edhe fajlla të tjerë objektivë, të marra nga biblioteka standarde ose edhe prej bibliotekave tjera me fajlla. Programi i cili fitohet prej procesit në fjalë, ruhet në një fajll ekzekutiv. Programet burimore në gjuhën C++ plotësohen dhe me funksione të domosdoshme që merren nga bibliotekat e shumta të kësaj gjuhe. Për këtë qëllim, në fillim të programeve vendosen të ashtuquajturat fajlla të ballinës, si direktiva paraprocesorike, të cilat fillojnë me simbolin #''' (thurje). Inkorporimi i tyre në programet burimore, para kompilimit bëhet përmes programit i cili quhet paraprocesor. Pasi të përfundojë procesi i krijimit të programit ekzekutiv , përmes programit Loader, ai vendoset në memorien kryesore të kompjuterit. Në fund, si rezultat i punës së hardverit përkatës, programi ekzekutohet dhe jep rezultatet e kërkuara.

Procesi i plotësuari i krijimit të programit ekzekutiv

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Dika, Agni. "Bazat e programimit në C++", Universiteti i Evropës Juglindore, 2008.