Jump to content

Behar Selimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Behar Selimi është i lindur më 20 prill 1968Skënderaj. Ka që për 11 vite me radhë pjesëtar i Policisë së Kosovës në funksione të ndryshme drejtuese. Duke filluar nga funksioni i komandantit te njësive të specializuara për sigurimin e objekteve dhe personaliteteve të veçanta e deri te funksioni i drejtorit te përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Plot tri vite ka drejtuar edhe Policinë Kufitare sikundër edhe bordin për menaxhim te integruar të kufijve te vendit tonë.Ka qenë edhe anëtarë i Komisionit Shtetëror për demarkacion të kufirit shtetëror me Republikën e Maqedonisë.Që nga fillimi e deri në fund të karrierës policore ka qenë në krye te projekteve për zhvillimin dhe administrimin e proceseve të pavarësimit të Policisë së Kosovës. Në karrierën e tij profesionale i ka arritur të gjitha thirrjet më të larta duke përfshirë edhe atë të gjeneralit. Është i specializuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sigurisë në kolegjet me te avancuara për marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri amerikano-gjermane (GEORGE MarshALL CENTER).Ka mbaruar shkollën e NATO-s për oficer stafi të shtabit të NATO-s në Gjermani.Gjithashtu është i specializuar në menaxhim dhe lidership me organet e administratës shtetërore , në Florida të SHBA-ve dhe është i licencuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve për trajnimin e zbatuesve të ligjit.

Behari ka magjistëruar në shkenca juridike administrative mbi bazën e temës "Politikat e Sigurisë Kombëtare në Republikën e Kosovës",kurs në 2018 ka doktoruar më temën ''Roli i kreut të shtetit në çështjet e sigurisë-studim krahasues''.

Pas përfundimit të karrierës policore,Behari arriti të bëhet deputet i Ligjelaturës së IV të Parlamentit të Kosovës (2011-2014) dhe më vonë (2017) Z/ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës.

Ka botuar disa punime shkencore me temat :''Roli i presidentit në çështjet e sigurisë-rasti i SHBA-ve''; ''Strukturat ilegale serbe në Kosovë.Pse ato janë ilegale dhe jo paralele'';''Kosova Republikë atipike parlamentare ''.

"Kontratat kolektive të punës" dhe "Përgjegjësia Politike e Administratës". Aktualisht është Profesor i lëndëve : "Teoria e Shtetit dhe e së Drejtës" si dhe "E Drejta Kushtetuese'' në ''UBT- Universiteti për Biznes dhe Teknologji"

Ka qenë pjesëtar aktivë i lëvizjes për Çlirimin e Kosovës që nga viti 1988 në role dhe funksione të ndryshme. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Behar Selimi

Lidhje të jashte

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]