Benjamin Tudela
Ky artikull ka nevojë për më shumë lidhje në artikuj të tjerë për të ndihmuar integrimin e tyre në enciklopedi.(maj 2016) |
Benjamin Tudela (Tudela, Mbretëria e Navarros, 1130 – Kastila, 1173?) ishte studiues hebre i marrëdhënieve shoqërore, tregtar dhe udhëpërshkrues.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri më tani dihet pak për jetën e Benjamin Tudelës. Dihet se ai u lind në vitin 1130 në qytetin Tudela (sot Spanja) i cili asokohe i takonte Mbretërisë së Navarros. Ishte tregtar dhe udhëpërshkrues i cili njihte mirë marrëdhëniet shoqërore. Udhëtimin e tij e filloi në vitin 1159 nga qyteti Zaragoza. Udhëtimin e vazhdoi nëpër disa qytete spanjolle duke nëpër Francën veriore, pastaj zbriti në Marsej, kaloi nëpër vitinGjenevë, Lukë, Piza dhe zbriti në Romë. Pas kësaj kaloi nëpër Greqi, Kostandinopojë dhe vizitoi disa vende aziatike si Siria, Libani, Toka e Izraelit, Mesopotamia dhe Bagdadi. Prej këtu kaloi në Persi, Gadishullin Arabik, Egjipt dhe Afrikën Veriore dhe u kthye përsëri në Gadishullin Iberik në 1173, prej ku edhe ishte nisur.[1]
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Supozohet se krahas aktivitetit tregtar nëpër vendet të cilat kaloi ai mblodhi edhe shënime të shumta dhe të rëndësishme për shumë bashkësi hebreje me të cilat ai kontaktoi. Përshtypjet dhe shënimet e tija ai i sistematizoi dhe i paraqiti në veprën "Libri i udhëtimeve të Benjaminit" (The Book of Travels of Benjamin). Më vonë ky libër u përkthye në shumë gjuhë të botës. Në këtë vepër, Tudela, ndër të tjera ofron të dhëna unike dhe me vlerë për hebrenjtë në Kinë, sidomos për statusin e lartë shoqëror dhe jetën cilësore të hebrenjve në Bagdad, kryeqytet i Kalifatit abasid. "Në Bagdad, shkruan ai, ka rreth 40 mijë hebrenj, të cilët dallohen për besimin, prosperitetin dhe respektin që gëzojnë nën sundimin e Kalifit të Madh (Emir al-Muminin al-Abbasi), dhe midis tyre ka dijetarë të mëdhenj, drejtues të akademive, të angazhuar në sundimin e Ligjit. Në këtë qytet ka dhjetë akademi" dëshmon Benjamin Tudela.[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shih faqen në gjuhën angleze Benjamin of Tudela 21.05.2016.
- ^ Hajrullah Koliqi: Kur Perëndia identifikohej me diturinë, Libri Shkollor, Prishtinë, 2011, fq. 179 - 180. ISBN 978-9951-07-889-4