Jump to content

Beqir Sulo Agalliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Beqir Sulo Agalliu, u lind në Vlorë më 1886 e që më 1908 ishte anëtar i klubit “Labëria”. Më 1912 ishte ndër anëtarët e komisionit të përgatitjes së shpalljes së Pavarësisë. U zgjodh anëtar i Komitetit ”Mbrojtja Kombëtare” të Luftës së Vlorës 1920. Si antifashist, më 1945 u dogj në fushat e kampeve naziste në Mathuazen.