Bergüzar Korel
Bergüzer Korel, lindur më 2 shtator 1982 në Stamboll, aktore dhe figur e njohur e artit nga Turqia.
Bergüzer ka kaluar fëmijërinë e saj gati në çdo qytet turk duke lëvizur kështu me familjen e saj. Filloi mësimet e para në një shkollë private e më pas vazhdoi studimet në Universitetin "Mimar Sinan" të Yildiz. Debutimin e parë si aktore e ka bërë me rolin e "Leylës" në serialin "Lugina e ujqëve". Erdhi në vëmendjen e publikut dhe mori famë pas pjesëmarrjes në rolin e "Sherherzades" në serialin e famshëm 1001 net, dhe jo vetëm në Turqi, por edhe në shumë shtete të Evropës Lindore. Të dy prindërit e saj ishin aktorë, ka një motër më të moshuar që jeton në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2009 ishte martuar me aktorin Halit Ergenç. Roli i saj i fundit është në një tjetër serial, ku aktron Nënë Terezën.