Beteja e Bardhetit (pikturë)
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Beteja e Bardhetit është një betejë kundër turqve. Kjo ka ndodhur në vitin 1878, kur ushtria otomane kërkonte të kalonte në zonën e Malësisë së Madhe. Pengesë kryesore u bënë këtu luftëtarët e Malësisë së Madhe, të cilët zunë pritë pikërisht në lumin e Bardhetit.
Në këtë vepër kompozicionale dua të tregoj qëndresën e luftëtarëve malësorë shqiptarë kundër turqve. Turqit nuk mundën të kalonin dy o tri herë radhazi, gjë që e arritën më në fund me anën e tradhtisë. Një mbrojtje e madhe ka qenë këtu edhe vetë natyra shkëmbore. Peizazhi është konkret : vendi konkret ku janë zhvilluar luftimet. Personazhet janë marrë nga jeta. Gjithashtu jam përpjekur të pasqyroj veshjet e kohës si dhe armatimin e kohës. Për mendimin tim është një kompozim dinamik me pak elementë e sidomos me komponentin kryesor që është natyra.