Jump to content

Beteja e Komogllavës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Beteja e Komogllavës u zhvillua midis kryengriteseve shqiptare dhe ushtrise osmane, beteja u zhvillua ne Komogllave (fshat ne afersi te Ferizajt, Kosove). Ne kete lufte luftoi Idriz Seferi duke i vrare 12 turq, kurse ne total ishin vrare 113 ushtare turq duke perfshire edhe oficeret. Kjo ishte nje nder luftrat e sukseshme te heroit Idriz Seferi.

Idriz Seferi duke hyre ne Ferizaj
Idriz Seferi duke hyre ne Ferizaj
Çeta e Idriz Seferit Ushtria osmane
Udhëheqësit Idriz Seferi I panjohur
Fuqia Shumë pak 1000
Humbjet Të pakta 113

Pasi kryengritësit u tërhoqën nga Gryka e Kaçanikut, Idriz Seferi me shtabin e vet ndodhej në Komogllavë, ku kishin zënë pozita dhe me qëllim të vazhdimit të luftës drejt Karadakut. Sipas studiuesit turk Syjelman Kulçe më 2 maj 1910 ishte zhvilluar një betejë e madhe. Sipas këtij historiani ishte zhvilluar luftë e rreptë ku turqit kishin humbur oficerë dhe 113 ushtarë, ndërsa sipas kryekomandantit dy batalione turke kishin shtënë kundër njëri tjetrit për shkak të rrëmujës që ishte krijuar. Në këtë luftë vetë komandanti Idriz Seferi ishte përballur me ushtrinë turke dhe ishin vrarë 12 ushtarë turq. Lufta ishte e rrufeshme, por e pabarabartë, sepse Idriz Seferi ishte me fare pak ushtarë, kurse forcat turke ishin në ofanzivë dhe shumë më të mëdha. Në saje të shkathtësisë Idriz Seferi shpëtoi bashkë me suitën e vet, kurse luftërat nuk u ndërprenë deri më 1912. Gjatë luftimeve më 1910 Idriz Seferi dy herë është shpallur i vrarë nga komanda e ushtrisë osmane.