Beteja e Melenicës
| Beteja e Melenicës | |||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Pjesë e Lufta e Kosovës | |||||||
| |||||||
| Ndërluftuesit | |||||||
|
|
| ||||||
| Njësitë e përfshira | |||||||
|
|
| ||||||
| Viktimat dhe humbjet | |||||||
|
|
| ||||||
Beteja e Melenicës (11 mars – 26 prill 1999) ishte një përplasje e ashpër gjatë Luftës së Kosovës, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) qëndroi për 46 ditë kundër ofensivës serbe deri më 26 prill 1999. Në krye me Komandant Shemin (Shemsi Ahmeti), luftëtarët shqiptarë mbrojtën kodrën strategjike të Majdanit dhe fshatrat përreth nga sulmet e vazhdueshme të forcave serbe. Luftimet ishin intensive, duke përfshirë përleshje të afërta dhe përdorimin e artilerisë së rëndë nga pala serbe.
Gjatë betejës ranë heroikisht Komandant Shemi, Arsim Muzaqi dhe disa luftëtarë të tjerë, ndërsa njësitet e UÇK-së organizuan një tërheqje strategjike për të mos lënë trupat e tyre në duart e armikut. Kjo betejë mbetet një simbol i qëndresës heroike të shqiptarëve të Kosovës.[1]