Beteja e Pasjanit
Në Pasjan, fshat serb në lindje të Gjilanit u zbulua një çetë prej 30 vrastarësh e plaçkitësish serbë, të cilët ishin strehuar në kishën e fshatit. Një kalimtar rasti i kishte hetuar dhe e kishte lajmëruar Idriz Seferin. Me urdhër të Idrizit ata ishin rrethuar nga çeta shqiptare, me gjithë atë ata e kishin hetuar dhe kishin ikur dhe strehuar në Gjylekreshtë të Vitisë. Përsëri ishin rrethuar dhe pas një lufte të ashpër ajo çetë komitësh ishte asgjësuar, e bashkë me ta edhe komandanti i tyre, Dragolub Nikoliq, nga Beogradi. Pas shpartallimit të kësaj njësie të armatosur, njësi të organizuara nuk janë hetuar më deri më 1912 kur Serbia e pushtoi Kosovën.
Çeta shqiptare | Çetniket serbe | |
---|---|---|
Udhëheqësit | Idriz Seferi | Dragolub Nikoliq |
Fuqia | E panjohur | 30 |
Humbjet | Asnjë | 30 |
Zhvillimi i luftes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beteja e Pasjanit ishte lufte ndermjet çetës së Idriz Seferit ndaj qetnikeve serb qe sulmuan fshatin Pasjan në verën e vitit 1907. Çetnikët serb u vërsulën si lëkunj ujqish mbi banorët e pa mbrojtur të fshatit Pasjan. Ky fshat asaj kohe kishte pak familje shqiptare, e të tjera kan qenë serbe,rome e vllehe.Por trimi Idriz Seferi,në emër të idealit të madh të jetës,nuk mori asgjë parasysh.Në krye të një grushti trimash,ky luftoi disa orë rresht duke u rikthyer paqen fshatarëve.