Biblioteka e Galerisë Kombëtare e Arteve në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biblioteka e Galerisë Kombëtare e Arteve në Shqipëri është ndërtuar në vitin 1999 si një mundësi me tepër për informimin kulturor artistik të publikut të artit, nxënësve, studentëve, studiuesve etj.

Ajo u ngrit me ndihmën e shumë institucioneve dhe organizatave mbështetëse ndërkombëtare dhe përmban rreth 4200 tituj librash, revistash, katalogësh e videokasetash, rreth historisë dhe teorisë së artit.