Biblioteka e qytetit të Lezhës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biblioteka Publike e Lezhës është ndërtuar në vitin 2001, me një arkitekturë interesante në llojin e vet. Godina ka 5 salla leximi, ambiente, holle e nyje sanitare, të mjaftueshme për qytetin e Lezhës për një periudhe 20-30 vjecare. Veprimtaria e saj shtrihet gjatë gjithë vitit pa ndërprerje dhe treguesit nga viti ne vit kanë ardhur në rritje. Biblioteka realizon hyrje të lirë dhe informacion në cilëndo formë që ai është i organizuar. Biblioteka punon me sistemin 40 orë në javë. Nga e hëna në të premte prej ores 8 të mëngjezit dhe deri në orën 16. Në bibliotekë zhvillohen edhe veprimtari jashtë bibliotekare, seminare, mbledhje administrative, ekspozita e panaire, takime me intelektuale, e veprimtari të fondacioneve, enteve fetare etj.


Stampa:Cung/livadhi