Bibliotekat e para në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në truallin e Shqipërisë bibliotekat njihen që në shek.IV p.e.s. Ishin të përmendura biblioteka e Apolonisë dhe e Dyrrahut (shek.I p.e.s.), e Finiqit (shek.II-III). Gjatë mesjetës u shtuan sidomos bibliotekat pranë institucioneve fetare, ku ruheshin edhe kodikë e dorëshkrime të rralla. Në shek.XIII-XVI përmenden biblioteka e Gjirokastrës, Filatit dhe Himarës. Në mes të shek.XVIII Korça kishte një bibliotekë me 4000 vëllime. Të njohura ishin edhe biblioteka e Voskopojës, Vithkuqit, Selasforit.