Shko te përmbajtja

Big Market

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Big Market
IndustriaSupermarkete
ThemeluarTirana, 1999
ThemeluesiVullnet Sinaj
SeliaTirana
Vendi i shërbimit
Shqipëri
Njerëzit kyç
Ilir Saliaj
ProduktetUshqime
Revenue$ 1,03 milion
Websitehttp://www.bigmarket.al/

Big Market e ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2000 si një market i vetëm në qendër të Tiranës, i cili më pas u rrit në mënyrë të suksesshme, dhe u zgjerua në një rrjet të tërë.

Emri i supermarketit të parë ka qenë Bashkimi (sot supermarketi tek nëntë-katëshet), pasi Big Market ka në thelbin e vete bashkimin, bashkimin e shumë tregtarëve në një grup të vetëm. Supermarketi i radhës e mori emrin Big Market dhe më vonë ky emër u bë marka e gjithë grupit.[nevojitet citimi]

Aktualisht rrjeti ka aksionerë nga e gjithë Shqipëria nën drejtimin e drejtorit Ilir Saliaj.[nevojitet citimi] Mbi 2000 punëtorë, 140 markete në të gjithë Shqipërinë.[nevojitet citimi]

Big Market fitoi “Çmimin e Konsumatorit” CCI AWARD 2015 të dhënë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Njëkohësisht BigMarket është vlerësuar për dy vite rradhazi, në 2016 dhe 2017 me çertifikatën e Vlerësimit BEST BUY AWARD dhënë nga ICERTIAS Zvicer.