Bijtë e Skënderbeut
Opera shqiptare "Bijtë e Skënderbeut" është një nga ngjarjet kulmore të skenës së teatrit të Durrësit gjatë shekullit të kaluar. U shfaq për herë të parë në 16 janar 1968 në Teatrin "Aleksandër Moisiu" Durrës. Muzika: Abdulla Grimci. Libreti: Matish Gjeluci. Dirigjent: Ermir Dizdari. Regjisor: Enver Plaku. Skenograf: Hysen Devolli.
Personazhet:
Skënderbeu : Napolon Llalla - Ibrahim Nova
Gjeto Curri : malësor farkëtar, Sotir Afezolli
Bardha : e bija e Gjetos, Ferial Kamata
Shpendi : luftëtar, Qemal Kërtusha
Syk Tharku : tregtar gruri, Qemal Golja
Anadoll Pasha : komandant turk, Dashamir Gjata
Memeci : luftëtar, Naim Nova
Malësorë e malësore, luftëtarë, fëmijë, jeniçerë, robina.