Jump to content

Bilal Nikeziqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bilal Nikeza)
Page Stampa:Infobox/Pictogramme/artist.css has no content.
Bilal Nikeziq


Ditëlindja 1 prill 1955
Vendlindja Ulqin, Jugosllavi
(sot Mali i Zi)
Kombësia Shqiptar

modifikoni Konsultoni dokumentacionin e stampës

Bilal Nikeziqi është piktor dhe fotograf shqiptar nga Mali i Zi. Lindi më 1 prill 1955 në Ulqin, Jugosllavi (sot Mali i Zi). Në Prishtinë më 1978 kreu Akademinë e Arteve në degën e pikturës. Është anëtar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Artistëve Figurativ, me qendër në Tiranë, që prej vitit 1993.[1]

Pikturat e Bilal Nikeziqit dallohen jo vetëm për nga tematika dominuese e botës femërore por edhe për nga nuancat e teknikës së ngyrave të mekura dhe ledhatuese të cilat qëndrojnë në harmoni të plotë me naturën e brishtë, të ndjeshme dhe të hijshme të gjysmës më të bukur të kësaj bote. Shtrohet pyetja ku është gjysma tjetër e kësaj bote njerezore. Ajo na del në plan të dytë, në prapavijë, në formë siluetash që nuk imponohen aq në tërësinë kompozicionale por i japin domethënie më të plotë botës femërore në një kontekst të tillë. Gjysma tjetër e padukshme është vet piktori i cili me frymëzimin e tij, gjeniun dhe talentin e tij krijues, sikur gjendet vazhdimisht në pozitën e hulumtuesit dhe të pushtuesit të kësaj pjese të botës. Dominimi i matriarkatit dhe i një lloji të amazonaseve legjendare, si preokupim i shpirtit dhe gjeniut krijues të Bilal Nikeziqit, funksionon si realitet historik prej kohëve më të vjetra ku femra imponohet me rolin e saj në shoqëri dhe si motivuese e jetës krijuese. Ky autor na provokon qofte me pozitat e ndryshme të femëres në kontekstin e ambientit në të cilin vendoset, qoftë me efektin e ngjyrave dhe garderobës të kursyer apo më pak të kursyer ku mbetet prore të zbulohei diç nga bukuria e trupit të saj dhe nga thellësia e ndjenjave të cilat reflektohen përmes dritareve të shpirtit sig janë sytë, dhe përmes pjesëve të tjera të trupit në harmoni të përhershme me ndjenjat dhe emocionet e saj shpirtëtore.

Ekspozita vetjake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1978. Ulqin - Galeria Kulla e Ballshajve
  • 1988. Ulqin - Galeria Kulla e Ballshajve
  • 1989. Tivar - Galeria e Arteve
  • 1990. Ulqin - Galeria Kulla e Ballshajve
  • 1993. Ulqin - Galeria Kulla e Ballshajve
  • 1994. Tiranë - Galeria Kombëtare e Arteve
  • 2011. Tivat - Galeria e Arteve

Ekspozita kolektive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1974. Novi Sad - Ekspozita e III ndërkombëtare INSEA
  • 1978. Beograd - Bota në të cilën jetojmë
  • 1979. Beograd - Bota në të cilën jetojme
  • 1979. Cetinë - Saloni 13 nëntori
  • 1980. Doboj - Piktorët e rinj të Jugosllavisë
  • 1980. Cetinë - Saloni 13 nëntori
  • 1981. Zagreb - Arti bashkëkohor i Malit të Zi
  • 1982. Cetinë - Saloni 13 nëntori
  • 1983. Kralevë - Arti bashkëkohor i Malit të Zi
  • 1983. Karllovc - Bienali i tretië jugosllav i akuarelit Cetine - Saloni 13 nëntori
  • 1983. Podgoricë - Vizatimi bashkëkohor i Malit të Zi (të rinjtë)
  • 1984. Cetinë - Saloni 13 nëntori
  • 1985. Podgoricë - Ekspozita e III e vizatimit në Mal të Zi
  • 1985. Ulqin - Artistët figurativ të Ulqinit
  • 1987. Tuzla - Ekspozita e portretit jugosllav
  • 1988. Budvë - Piktura bashkëkohore malazeze
  • 1989. Prishtinë
  • 1989. Ulqin - Piktorët ulqinakë
  • 1984. Tiranë - Galeria Kombëtare e Arteve
  • 1995. Paris - Galeria e Qendrës Kulturore Jugosllave (anëtarët e SHAFMZ)
  • 1996. Prizren - Piktorët ulqinake - Galeria Rada
  • 1996. Tiranë - Galeria Kombëtare e Arteve
  • 1999. Podgoricë - Galeria Art-Podgorica
  • 1999. Ausburg - Galeria Shröder
  • 2010. Ulqin - Artistët figurativë qytetit të vet
  • 2014. Lihtenshtajg, Zvicër - Ulqini takon Lihtenshtajgun - Galeria Hadorn
  • 1974. Novi Sad - Diploma speciale në ekspozitiën e III ndërkombëtare - INSEA
  • 1977. Prishtinë - Çmimi i parë për pikturë në ekspozitiën e studenteve të Akademisë së Arteve
  • 1980. Cetinë - Shpërblimi bleres në Salonin 13 "nëntori"