Bill Tilman
Appearance
majori Harold William "Bill" Tilman, (14 shkurt 1898-1977) ishte një malësor anglez dhe eksplorues, i njohur për ngjitet e tij në Himalaja dhe udhëtime me vela.
Tilman, një figurë e njohur e Luftës së Dytë Botërore, ka jetuar një vit në Shqipëri në zonën e Zagorisë, gjatë asaj periudhe, duke lënë pas kujtime të shkruara me mjeshtëri të lartë e objektivitet. Ky ushtarak i njohur i Britanisë së Madhe, në nëntor të vitit 1977, në moshën 80 vjeçare, humbi në Detin e Antarktidës me jahtin e tij personal, në një mision eksplorues të rradhës.