Bimët mjekësore në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Vendi ynë është i pasur me lloje të ndryshme të bimëve mjekësore, që, në shikim të parë, për shumë njerëz, është një informatë e panjohur.

Për vlerësimin e përbërjes kimike, në aspektin biologjik dhe farmakologjik të bimëve mjekësore të cilat vetë mbijnë dhe të cilat mund të kultivohen në Kosovë,nuk kemi informacione të mjaftueshme.

Me një angazhim më të madh, në të ardhmen, me siguri se do ta kuptojmë rëndësinë e grumbullimit dhe të përdorimit të bimëve mjekësore.

Prej pjesëve të bimëve mjekësore shfrytëzohen pjesët nëntokësore (rrënjët, bulbet, rizoma dhe zhardhoku) dhe pjesët mbitokësore (lulet, gjethet, fryti, farërat dhe lëvorja e bimëve).

Pjeset e bimeve[redakto | përpunoni burim]

Rrënja[redakto | përpunoni burim]

Rrënja shërben për marrjen e materieve ushqyese dhe për përforcimin e bimës për tokë. Format kryesore të rrënjëve janë: boshtore dhe xhufkore. Zakonisht mbledhja e rrënjëve bëhet në pranverë dhe në vjeshtë. Menjëherë, pas mbledhjes, rrënjët duhet të lahen me ujë të ftohet dhe të pastrohen mirë prej rrënjëzave të rrënjëve dhe prej dheut. Disa rrënjë mund të thahen në diell apo në komore speciale në temperaturë prej 40°C-70°C, por 7mund të thahen edhe nën hije dhe në vende të ajrosura mirë. Duhet pasur kujdes që tharja të bëhet sa më mirë, deri sa rrënja të fillojë të pëlcasë.!

Kërcelli[redakto | përpunoni burim]

Kërcelli shërben për marrjen e materieve ushqyese prej rrënjës dhe transportimin e tyre deri në gjethe. Në kërcell janë të vendosura gjethet, lulet dhe frytet. Disa lloje të bimëve kanë kërcell që ka vlerë mjekësore. Bisku është kërcell i ri në të cilin zhvillohen sythet dhe gjethet, ndërsa sythet mund të mblidhen si pjesë të kërcellit. Zakonisht mblidhen kur luspat mbrojtëse të sythit fillojnë të hapen. Kjo periudhë zgjat vetëm disa ditë. Kujdes! Sythet duhet të mblidhen në pjesën e sipërme të degëve e pastaj duhet të thahen në ajër të pastër.

Bulbi[redakto | përpunoni burim]

Bulbi është një bisk nëntokësor i shkurtër që merr forma të ndryshme. Në pjesën e sipërme të bulbit dalin luspat gjethore, ndërsa në të poshtmen lëshon rrënjët adventive.

Zhardhoku[redakto | përpunoni burim]

Zhardhoku është një trashje e biskut nëntokësor (Orchis morio, Colchicum autumnale). Numri i zhardhokëve në secilën bimë është i ndryshëm. Mënyra e tharjes së zhardhokëve, për lloje të caktuara, është e ndryshme.

Rizoma[redakto | përpunoni burim]

Rizoma është një bisk nëntokësor që për nga pamja e jashtme është i ngjashëm me rrënjën. Pasi ta nxjerrim nga toka rizomën, duhet ta lajmë dhe ta pastrojmë nga rrënjëzat dhe duhet ta thajmë në vende të nxehta si rrënjën.

Lëvorja[redakto | përpunoni burim]

Lëvorja ka funksion mbrojtës te bimët drunore. Disa bimë, në lëvoren dhe në degëzat e tyre, përmbajnë disa materie shëruese. Mblidhen zakonisht herët në pranverë kur edhe përmbajnë sasi më të mëdha të lëngjeve. Duhet të ndahet pjesa e jashtme si dhe të bëhet pastrimi nga likenet, myshqet etj. dhe pastaj të thahen në diell dhe në vende të ajrosura mirë, të kthyera nga ana e jashtme.

Gjethi[redakto | përpunoni burim]

Në gjethe kryhen procesi i fotosintezës, i transpirimit, i frymëmarrjes dhe disa funksione të tjera të cilat janë të rëndësishme për jetën e bimëve. Dallojmë dy lloje të gjetheve: të thjeshta dhe të përbëra. Ndërsa për nga forma kemi tipa të ndryshëm të gjetheve: rrumbullake, ovale, eliptike, gjatore, vezake, gjilpërore, pëllëmbore, lineare, romboide etj. Koha më e mirë për mbledhjen e gjetheve është koha kur mblidhen edhe lulet. Të gjitha gjethet, pa dallim, mblidhen në mot të mirë (kthjellët, nxehtë dhe pa lagështi). Duhet pasur parasysh se, gjethet, pasi të mblidhen, me kujdes duhet t’i dërgojmë deri te vendi ku duhen të thahen. Zakonisht gjethet duhen të thahen nën hije, në shtresë të hollë, sepse thahen më shpejt dhe ruajnë ngjyrën natyrore. Pas tharjes bëhet paketimi i tyre.

Lulja[redakto | përpunoni burim]

Prej lules krijohen frytet dhe farërat. Lulet janë të ndryshme por më tipike janë ato hermafrodite (dyseksore) dhe njëseksore. Pjesët kryesore të lules janë: kupa (calyx), kurora (corrolla), theket (androceum) dhe pistili (gynoeceum). Lulet mblidhen atëherë kur bimët fillojnë të lulëzojnë, zakonisht kur koha është e kthjellët dhe e nxehtë, për shkak se nëse mblidhen gjatë kohës me lagështi ato humbin ngjyrën. Pastaj, të shtresuara hollë, thahen nën hije dhe paketohen në kuti prej letre.

Fryti[redakto | përpunoni burim]

Fryti formohet pas fekondimit nga vezorja, e, ndonjëherë, edhe nga pjesët tjera të lules. Kemi fryte të thjeshta që formohen nga një vezore e vetme dhe fryte të përbëra që formohen nga shumë vezore të një pistili.Ka lloje të ndryshme të fryteve: rrushku, akeni, bërthokla, lajthiza etj. Duhet pasur parasysh se frytet mblidhen atëherë kur e arrijnë pjekurinë e plotë. Nuk duhet të mblidhen frytet e lënduara apo të sëmura. Mblidhen në fund të verës dhe në vjeshtë, ndërsa mënyra e tharjes është e ndryshme për secilin lloj. Mund të thahen në diell, por pasi që frytet përmbajnë pak materie të lëngëta, ato mund të thahen edhe në vende të ajrosura mirë ose në komore.

Fara[redakto | përpunoni burim]

Fara formohet pas fekondimit të ovules (farë fillesë). Te disa lloje të bimëve përmbajtja e materieve shëruese mblidhet në farë. Farat përmbajnë pak materie të lëngëta, kështu që thahen në vende të ajrosura mirë ose në komore. Mbledhja e polenit Në mjekësinë bashkëkohore farmaceutike, poleni është shumë i kërkuar, sepse përdoret për qëllime të ndryshme. Mblidhet gjatë verës me dorë dhe me mjete speciale (ekziston edhe makina për mledhjen e polenit). Sidomos, është i vlefshëm poleni i pishave (pisha e bardhë dhe e zezë).

Achillea milefollium[redakto | përpunoni burim]

Barpezmi mijëfletësh, bar nozell, bishtamith, ermen, bar i erës, lulemarrje, lule e meshave, guhak, bar i pezmit.

Achillea.png

Vendbanimi: Rritet në livadhe dhe kullosa, rreth rrugëve, në kopshte, por edhe në vende gurishtore me bar në zona të larta.

Përshkrimi: Ka gjatësi 40-80 cm, gjethet rozete të plota, lulesë të dendur dhe lulëzon gjatë tërë verës.

Përdoret për shërimin e astmës bronkiale, gurëve në veshkë, shpejton qarkullimin gjakut, pakëson gazrat në bark, për shërimin e ndezjes kronike të lukthit etj.Achillea milefollium është bimë mjeksore helmuese.

Receta: Merren 50 g nga bima e tharë, e cila përvëlohet në një litër ujë të posavluar. Bima e përvëluar mbulohet dhe lihet të qëndrojë 1-1,5 orë. Pastaj bëjmë kullimin e lëngut, të cilin mund ta përdorim si çaj për shërimin e sëmundjeve të lartpërmendura.


Arctostaphylos uva-ursi[redakto | përpunoni burim]

Vendbanimi: Rritet në vende me diell dhe të thata, në vende shkëmbore të larta dhe në kullota malore.

Përshkrimi: Zvarritet për tokë me degëzim të shprehur, ka gjethe gjatore-vezake, frytin e ka ngjyrë të kuqe.

Arctostaphylos.png

Përdoret kundër diarresë, kundër infeksioneve të veshkave dhe për shëri-min e kanaleve të urinës.

Receta: Merren 30 g gjethe të njoma ose 20 g të thara, të cilat i përvëlojmë në një litër ujë të posavluar, ena qëndron për 30 minuta e mbyllur, pasi të ftohet e bëjmë kullimin. Përdoret për shërimin e sëmundjeve të lartpërmendura, duke e pirë nga një gotë çaji në mëngjes dhe në mbrëmje vonë.

Arnika[redakto | përpunoni burim]

Vendbanimi: Është mjaft e përhapur nëpër livadhe të thata. Gjendet edhe rreth kodrave të zonës malore.

Përshkrimi: Arrin lartësinë deri në 60 cm, ka rizoma të zhvilluara, ka gjethe vezake-gjatore të dhëmbëzuara, ndërsa e tërë bima është e mbuluar me qime, lulet kanë ngjyrë të verdhë dhe janë mjaft aromatike.Arnika është bimë mjeksore helmuese.

Përdoret për dezinfektim, për shërimin e plagëve që shkaktohen nga ndrydhjet, për zgjerim të venave, kundër reumës, për shërimin e sëmundjeve të zemrës etj.

Arnika.png

Receta: Zakonisht përdoret tinktura e cila përfitohet nga lulet. Merret ena nga qelqi dhe mbushet me lulet gjysmë të terura,ku hedhim 60-70 % spiritus të pastër, pastaj e mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë në diell 6-8 javë. Pas kësaj kohe mund të përdoret për lyerjen e plagëve.

Thana[redakto | përpunoni burim]

Thana.png

Vendbanimi: Rritet në pyje gjethegjëra dhe shkurreta.

Përshkrimi: Bime shkurre apo drunore arrin lartësinë 2- 10m, gjethet i ka eliptike dhe të plota. Lulet me ngjyrë të verdhë dhe lulëzojnë para gjethimit.

Përdoret për shërimin nga ethet, diarresë, gjakderdhjeve në zorrë dhe infektimeve në zorrë.

Receta: Merret një filxhan me thana dhe përvëlohen në 200 ml ujë për 30 minuta, pastaj kullohet dhe përdoret i ftohtë nga tri gota në ditë, rekomandohet të përdoret pas buke, 5 ditë rend.

Murrizi[redakto | përpunoni burim]

Murrizi.png

Vendbanimi: Rritet rreth pyjeve në dushkaja, ahishte dhe në shkurreta, mund të gjendet edhe në djerrina.Murrizi është bimë mjeksore helmuese

Përshkrimi:Shkurre me gjemba që rritet 2-5 m, gjethet i ka vezake të përmbysura deri rombike. Lulet me ngjyrë të bardhë ose trëndafili ndërsa fryti me ngjyrë të kuqe.

Përdoret kundër pagjumësisë, arteriosklerozës, frymëmarrjes, problemeve në sistemin nervorë, çrregullimeve të zemrës etj.

Receta: Merren 2 g gjethe të thara përvëlohen me 150 ml ujë të posavluar, qëndrojnë 15 minuta dhe pastaj kullohet. Përdoren 2-3 gota çaj gjatë ditës. Gjithashtu nga frutat e murrizit së bashku me bimë tjera mundë të përgatiten çaja për sëmundje të ndryshme.

Mullaga[redakto | përpunoni burim]

Mullaga.png

Vendbanimi: Rritet, pothuaj, kudo: nëpër vendbanime, në toka të punuara, në shkëmbinj e në vende të tjera.Gjithashtu ështe edhe bimë mjeksore helmuese ne disa vende Përshkrimi: Ka kërcell të degëzuar me lartësi 30-40 cm, gjethet me bisht të gjatë, vezake dhe e tërë bima është e qimëzuar.

Lulet gjenden në sqetullën e gjetheve dhe kanë ngjyrë vjollce. Përdoret kundër kollit dhe gripit.

Receta: Merren 60 g gjethe dhe lule, përvëlohen në një litër ujë të posa-vluar, enën e mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë 30 minuta. Pasi të bëhet kullimi, lëngu i përfituar, për tri ditë me radhë, përdoret për pije në vend të ujit.

Kamomili[redakto | përpunoni burim]

Vendbanimi: Më shumë rritet në grunaja, në vreshta,rrugëve si dhe në vendbanime.

Përshkrimi: Ka gjatësi 10-55 cm, ka kërcell të drejtë dhe të zbrazur, gjethet janë pendore, lulet anësore janë të bardha, ndërsa lulet gypore në qendër, janë të verdha dhe kanë aromë të mirë.

Kamomili.png

Përdoret kundër ndezjeve të mukozës së lëkurës, kundër ngërçeve të fëmijëve, kundër pagjumësisë,lodhjes, reumës etj.

Receta: I marrim 15 g kamomil dhe i përvëlojmë me një gotë ujë të nxehtë, e mbulojmë dhe e lëmë të qëndrojë 10 minuta. Ky çaj shëron ngërçet, lodhjen, qetëson nervat etj.

Mani[redakto | përpunoni burim]

Vendbanimi: Është mjaft e përhapur rreth rrugëve dhe në vendet malore.

Manii.png

Përshkrimi: Arrin lartësi mjaft të lartë, deri 20 m, ka gjethe vezake dhe të dhëmbëzuara anash.

Përdoret për shërimin e mëlçisë, kundër skrrajave në zorrë, për shërimin nga diabeti, kundër pezmatimeve të gojës dhe të fytit etj.

Receta: Merren 50 g gjethe të thara apo 100 g të njoma dhe përvëlohen në dy litra ujë, ena mbyllet dhe lihet të qëndrojë dy orë. Pasi të kullohet mund të përdoret për shërimin nga sëmundja e sheqerit (diabeti).

Mjedra[redakto | përpunoni burim]

Mjedra.png

Vendbanimi: Rritet më shumë si e kultivuar, por edhe në pyje.

Përshkrimi: Arrin lartësinë deri 2 m, ka rrënjë të forta, gjethe pendore, lule ngjyrë të bardhë, ndërsa fryti ngjyrë të kuqe.

Përdoret për shërimin e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, kundër kollit, pezmatimit të mishit të dhëmbëve etj.

Receta: Merret një grusht gjethe mjedre dhe përvëlohen në një litër ujë të posavluar. Ena e mbuluar lihet të qëndrojë një orë. Përdoret për plagë në lëkurë.

Penicilini (penicillium notatum westling)[redakto | përpunoni burim]

Te kjo familje trupat frytor janë kleistokrape.Janë mirë të zhvilluara konidimbajtësit me konidie, jetojnë kryesisht në materie organike - frute, bukë, djath etj.te gjinia Penicilluim micel është i bardhëy i ndërtuar prej hifeve të gjata njëbërthamore. Hifet i mbajnë konidiet të cilat degëzohen nëpër skaje dhe mbarojnë më stergima të reja afër stergimës.

RREZIKU NGA BIMËT HELMUESE[redakto | përpunoni burim]

Gjatë mbledhjes së bimëve rëndësi të veçantë duhet t’u kushtojmë bimëve helmuese. Personat që i mbledhin këto bimë duhet t’u përmbahen disa këshillave që nga mbledhja e tyre e deri te paketimi. Fëmijët dhe gratë shtatzëna nuk guxojnë të manovrojnë me bimë helmuese. Gjate punës me bimë nuk lejohet ushqimi, duhani si dhe prekja e syve me dorë. Pas çdo pune duhet pastruar duart me sapun dhe me ujë të nxehtë.Bimët helmuese, gjithmonë, duhet t’i përgatisim ndaras dhe në objekte të veçanta nga bimët tjera. Nëse vjen deri te helmimi, menjëherë duhet të lajmërohemi te mjeku dhe t’i tregojmë se për cilën bimë helmuese bëhet fjalë. Rëndësi te veçantë ka edhe mbledhja e rrënjëve. Duhet pasur kujdes që ato të mos përmbajnë shtesa të ndryshme që kanë mundur të mbesin gjatë nxjerrjes. Prandaj bari i përfituar duhet të jetë plotësisht i pastër, homogjen dhe i bimës së njëjtë.

Bibliografia[redakto | përpunoni burim]

  • Beqiri, S Xh. 2004. 109 bimë mjekësore, Libri shkollor,Prishtinë
  • Demiri, M. 1979: Bimët e egra, të dobishme e të dëmshme të vendit tonë, Tiranë.
  • Pajazitaj, Q. 2004: Përcaktues i bimëve pteridofite &spermatofite, Prishtinë.
  • Shabani, A. 2004: Mjekimi me bimë dhe fruta mjekuese, përdorues për mjekimin popullor, Tiranë.
  • Sherifi, E. 2001: Anatomia dhe morfologjia e bimëve,Prishtinë.