Jump to content

Biskota me qumësht

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Biskotat me qumësht janë ëmbëlsirë e përgatitur me qumësht, gjalpë, vezë, sheqer dhe sodë.

Për të përgatitur biskota me qumësht nevojiten :

100 g gjalpë
1 filxhan çaji qumësht
1 filxhan çaji sheqer
1 lugë kafeje sodë
2 vezë
Përgatitja

Në një enë hidhet gjalpi, sheqeri (pudër) dhe soda. Rrihen mirë derisa të zbardhet, pastaj shtohen vezët duke i rrahur, hidhet qumështi, i cili më parë është ngrohur pak. Shtohet mielli edhe përzihen lehtë, duke mos e punuar shumë që të mos bëhet elastik. Pastaj bëhen biskotat në forma sipas dëshirës, vihen në tavë të lyer me gjalpë edhe piqen.